Pse po shtohen fëmijët e prekur nga astma në të gjithë botën?

0 0

 

Rreth 4 milion fëmijë janë diagnostikuar me astmë çdo vit, sepse ata jetojnë në një ambient ku thithin ajër të ndotur, sipas hulumtimeve të reja.

Rastet pediatrike të astmës janë konstatuar që nga mesi i viteve ’50, dhe kjo tani është sëmundja më e zakonshme jo-ngjitëse që prek fëmijët në mbarë botën. Studimi i ri shqyrtoi efektet e dioksidit të azotit (NO2), i cili është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit që lidhet me trafikun. Autorët e studimit analizuan të dhënat nga 2010 deri në 2015 në 125 qytete në 194 vende. Studiuesit thonë se është e mundur që ndotja e ajrit e shkaktuar nga trafiku mund të shkaktojë që rrugët e frymëmarrjes së fëmijëve të inflamohen. Kjo mund të shkaktojë që astma të zhvillohet tek ata që janë në një rrezik gjenetik për sëmundjen.

Nga 4 milion raste të astmës së fëmijërisë në mbarë botën, rreth 64% ishin nga fëmijët që jetonin në zonat urbane. Rajonet e pasura, duke përfshirë Amerikën e Veriut, Evropën Perëndimore dhe Azinë e Paqësorit, kishin nivele të larta të NO2. Kina kishte sasinë më të madhe të ndotjes së ajrit dhe rastet e astmës pediatrike, me 760,000 raste në vit. India dhe SHBA pasuan, respektivisht me 350,000 dhe 240,000 raste.

“Megjithë uljen e konsiderueshme të përqendrimeve të NO2 gjatë dekadës së fundit në zonat e mëdha të SHBA dhe Evropës Perëndimore, gjetjet tona sugjerojnë se nivelet ekzistuese të ndotjes së ambientit nga NO2 janë një faktor i konsiderueshëm rreziku për incidencën e astmës pediatrike si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim”, thotë raporti.

Më parë këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë listoi ndotjen e ajrit si një nga 10 kërcënimet globale për shëndetin në 2019.

Lexo edhe: Shalli mbi goje dhe hunde redukton mundesite per t’u prekur nga astma






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X