Shalli mbi gojë dhe hundë redukton mundësitë për t’u prekur nga astma

0 0

Një tregues i thjeshtë dhe efektiv vjen nga Britania: në dimër, nëse vuani nga astma, vendosni gjithmonë, absolutisht gjithmonë, një shall mbi gojë dhe hundë.

Organizata Britanike AsthmaUk thotë se kjo është e mjaftueshme për të ulur ndjeshëm sulmet e astmës. Një këshillë e mirë për njerëzit e të gjitha moshave dhe veçanërisht për fëmijët: në qoftë se temperaturat e ulëta përkeqësojnë sulmet e astmës, sidomos tek fëmijët, vendosni vetëm një shall mbi gojë dhe hundë dhe kaq mund të ndihmojë që të parandaloni këto sulme.

#Visheshallin

Në gjuhën origjinale, slogani  “#Vishnishallin, ruani një jetë”. Është nisur nga shoqata britanike në mediat sociale me qëllim që sa më shumë njerëz të jetë e mundur të rikujtohen për këtë gjest të thjeshtë të vendosjes së shallit, në mënyrë që të shmanget astma.

I ftohti përkeqëson astmën

Ekspertët dhe shoqata e mësipërme shpjegojnë se duhe thithur me anë të frymëmarrjes ajër të ftohtë dhe me lagështi, shtrëngohen të gjitha rrugët ajrore në fyt dhe mund të shkaktohet një sulm astmatik. Për këtë arsye vendosja e një shalli mbi gojë dhe hundë, bën të mundur që ajri që futet në trup të ngrohet pak para se të hyjë, duke reduktuar kështu mundësitë për sulme astmatike. Andy Whittamore, i cili kryeson shoqatën, tha: “Ne po i inkurajojmë të gjithë, edhe ata që vuajnë nga astma, por edhe ata që nuk vuajnë dhe që i dinë rreziqet, të veshin shall dhe të shpëtojnë një jetë.”

Vështirësitë respiratore

Astma është një çrregullim i karakterizuar nga vështirësi të papritura të frymëmarrjes të shoqëruara nga kollitja, nga pamundësia për të marrë frymë dhe nga frymënxjerrja e tejzgjatur. Për të jetuar më mirë me këtë sëmundje, e cila mund të shfaqet për arsye të ndryshme, kjo shoqatë po përgatit “plane veprimi” për ta mbajtur nën kontroll, duke ndjekur të gjitha afatet dhe këshillat, si për shembull shmangia e drogërave të ndryshme.

Kujtojmë se: Prania e maceve apo qenëve në shtëpi, sipas disa hulumtimeve të ndyrshme, parandalon astmën tek fëmijët.

Lexo edhe: Fëmijët në fshat më pak të rrezikuar nga astma






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X