Astma te fëmijët, kujdes me peshën

0 0

 

Astma dhe obeziteti te fëmijët janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ky përfundim u arrit nga një studim i kryer në Spitalin e Fëmijëve të Nemours në Orlando (Florida). Sipas të dhënave të mbledhura, një nga dhjetë raste të astmës tek fëmijët mund të shmanget me një dietë të shëndetshme dhe një jetë më aktive.

Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore Pediatrics, përfshinte mbi 500,000 fëmijë të moshave 2 deri në 17 vjeç, duke krahasuar parametrat e fëmijëve normalë dhe atyre mbipeshë. Doli që 23 deri 27% e rasteve të reja të astmës te fëmijët do të shkaktoheshin nga pesha e tepërt. Dhe ashpërsia e simptomave të frymëmarrjes do të ishte proporcionale me nivelin e obezitetit.

Mendimi i ekspertit

Terri Finkel, autor i studimit, shpjegon: “Astma pediatrike është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët dhe ka një kosto të lartë për fëmijët dhe familjet e tyre, zvogëlimi i shfaqjes së obezitetit mund të ulë ndjeshëm peshën e astmës tek fëmijët”.

Përveç problemeve të frymëmarrjes, obeziteti në fëmijëri ndikon negativisht për sëmundje të tjera, të tilla si diabeti dhe hipertensioni. Përpjekja për të kundërshtuar këtë sëmundje duhet të jetë – sipas ekspertëve – një prioritet për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Lexo edhe: Femijet ne fshat me pak te rrezikuar nga astma

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X