“Po, fëmija im ushqehet me formulë dhe mjaft e trajtuat si një gjë shumë të keqe këtë”

0 0

“Po, fëmija im ushqehet me formulë dhe mjaft e trajtuat si një gjë shumë të keqe këtë”, me këtë pankartë në dorë ka dalë në foto një nënë e re, e cila ka shoqëruar foton me një shkrim lidhur me zgjedhjet e nënave për lindjen dhe rritjen e fëmijëve të tyre.

Ajo u kërkon nënave të tjera, bashkudhëtare në këtë rrugëtim të prindërimit, të jenë më të mira me këdo që sapo ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa atyre që kanë bërë zgjedhjet e tyre për një arsye apo për një tjetër i këshillon të mos ndiejnë nevojën për t’u shpjeguar tek kushdo. Mjafton që ato vetë e dinë se kanë bërë zgjedhjen e duhur për vete dhe fëmijën.

Postimi i plotë

“Edhe pas kësaj fotoje, ka ende persona që e ndiejnë të nevojshme të komentojnë sesa e keqe është ushqyerja me formulë. Kjo gjë më lodh, por edhe më acaron. A thua se unë nuk jam nënë e vërtetë sepse e linda fëmijën me operacion dhe jam egoiste sepse nuk e ushqej me gji.

Unë kurrë nuk kam qenë e pasigurt për zgjedhjet e mia, por shumë nëna të tjera janë të pasigurta. Shumë prej tyre ndiejnë nevojën t’ju shpjegojnë të tjerëve përse nuk janë duke i ushqyer me gji fëmijët e tyre.

“Nuk funskionoi”; “Tentova disa herë” etj. Kam lexuar shumë histori të nënave që gënjejnë përse nuk po ushqejnë fëmijët me gji, sepse kanë turp të tregojnë arsyen e vërtetë.

Kanë turp se do të etiketohen si nëna të këqija. Duhet të ndaloni së dhëni shpjegime. Kurrë mos e ndjeni nevojën të justifikoheni tek dikush tjëtër për arsyen përse keni bërë një zgjedhje të caktuar. Mbeteni njësoj nënë e mirë.

Nënë e lumtur, fëmijë i lumtur”.

Lexo edhe: “Nuk lejohet gjidhenia ne kete dhome”, vendimi i nenes se re ne maternitet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X