Zakonisht gromësitja e fëmijës e bën dhe nënën të ndihet më e lehtësuar, duke qënë se është shumë e rëndësishme pasi fëmija ka pirë.
Cila është rëndësia e gromësitjes?
Edhe pse ndoshta nuk ndodh në të gjitha strukturat, të mësuarit e mënyrës dhe rëndësisë së gromësitjes pasi fëmija ka pirë nga ana e stafit mjekësor, për nënën është diçka shumë e rëndësishme. Kjo rëndësi ka të bëjë me nxjerrjen jashtë të gazrave nga ezofagu nëpërmjet gojës, dhe shpesh herë fëmija mund të nxjerrë në këtë moment edhe një pjesë të ushqimit.
Nuk ka rëndësi nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri apo formule, ai duhet të nxjerrë patjetër gazrat nga organizmi në mënyrë që të mos grumbullohen në bark dhe të shkaktojnë irritim, dhe dhimbje barku. Gjatë thithjes dhe gëlltitjes fëmija mund të thithë edhe ajër, por në këtë problem mund të ndikojnë edhe disa ushqime të caktuara.
- Nëse fëmija do të gromësijë do ta ketë më pak të theksuar dhimbjen e barkut si edhe do të ushqehet më gjatë.
- Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të pijë edhe më shpesh duke qënë se stomaku do të ndihet bosh, dhe diçka e tillë do të favorizojë prodhimin e qumështit të gjirit.
- Nuk duhet të harrojmë pa përmendur gjithashtu edhe efektivitetin e gromësitjes nëse fëmija vuan nga refluksi, gjë e cila në këtë rast mund të bëhet edhe më shumë se 1 herë gjatë 1 vakti.
Lexoni edhe: Si te kuptojme nese femija nuk e tret qumeshtin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu