Pasi keni ushqyer fëmijën tuaj me qumështi gjiri apo formule ka disa sinjale që t’ju ndihmonin të kuptonit neës ai është duke e tretur atë ose jo në mënyrën e duhur.
Si ta kuptojmë nëse fëmija është duke bërë një tretje të mirë të qumështit?
Jeta si nënë është e mbushur plot me dyshime dhe një prej tyre lidhet me ushqyerjen e fëmijës me gji apo qumësht formule. Si ta kuptoni nëse fëmija juaj është duke e tretur ushqimin në mënyrën e duhur? Ky dyshim lind zakonisht nëse fëmija nuk ka bërë gromësitjen pasi ka pirë, nëse e zë lemza apo nëse fillon të nxjerrë ushqimin (qumështin). Ju duhet të dini se lemza dhe gromësitja shpesh janë fiziologjike dhe nuk kanë lidhje me një tretje jo të mirë të ushqimit.
Cilat janë simptomat e një tretje jo të mirë?
Simptomat më kryesore janë kolikat, refluksi i vazhdueshëm si edhe konstipacioni.
Kolikat mund të jenë fiziologjike dhe në këtë rast shërbejnë për të stërvitur muskulaturën e zorrëve të defekojë dhe nxjerrë ajrin. Nëse fëmija ka vështirësi gjatë këtij procesi pediatri mund të përshkruajë një medikament të caktuar me pika.
Refluksi mund të jetë fiziologjik, megjithatë ai mund të shfaqet në episode shumë të shpeshta gjatë ditës dhe në këtë rast duhet të flisni me mjekun pasi mund të ketë lidhje me mostretjen e ushqimit në mënyrën e duhur.
Konstipacioni tek fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri është një fenomen që haset rrallë, ndërsa nëse shfaqet tek fëmijët që ushqehen me qumësht formule duhet të ndërroni qumësht.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu