Pediatrit tregojnë pesë rregullat që duhen ndjekur që fëmija të ketë zemër të shëndetshme

Shëndeti i zemrës nuk është vetëm një problem tek të rriturit. Përkundrazi: pediatrit e Shoqërisë Italiane të Pediatrisë (SIP) shpjegojnë se parandalimi i problemeve të zemrës është i mirë nëse fillon që nga fëmijëria.




0 0

Sipas ekspertëve, shkaqet që shkaktojnë komplikime kardiologjike janë të rrënjosura në vitet e para të jetës dhe për këtë arsye grupi i Studimit të Rrezikut të Problemeve të Zemrës në Itali ka publikuar pesë rregulla që do të ruanin shëndetin e mirë të zemrës tek fëmijët.

Ndryshime vaskulare

Gianni Bona, një ish ekspert i Pediatrisë në Universitetin e Piedmontit, shpjegon se proceset e ndryshimit të enëve të gjakut, fillojnë në 10 vitet e para të jetës: “Kalbja” e arterieve fillon nga dita e parë e jetës dhe i prek të gjithë: ndryshimi qëndron tek shpejtësia me të cilën këto procese ndodhin në njerëz të ndryshëm “.

Faktorët e rrezikut

Disa faktorë rreziku që favorizojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare mund të jenë tashmë të pranishëm dhe aktive që në vegjëli. Ndër këto më të rëndësishmet janë mbipesha dhe obeziteti. Pesha e tepërt ka kontribuar gjithashtu në ndryshimet e shpeshta tek enët e gjakut (që konsiderohen si të rralla tek fëmijët). Në fakt hipertensioni arterial ndikon në 4% të fëmijëve ndërmjet 6 dhe 16 vjeç (dhe 24% të fëmijëve obezë) ndërsa prevalenca e hiperkolesterolemisë vlerësohet në rreth 7% në grupmoshat 6-19 vjeç.

5 rregullat për fëmijët (dhe prindërit e tyre)

  • Masni presionin e gjakut gjatë kontrolleve shëndetësore që në moshën 3-vjeçare.
  • Ulni sasinë e marrjes së kripës në dieta, por edhe konsumin e fruktozës që ndodhet veçanërisht në pije me sheqer.
  • Inkurajoni zakonin e një mëngjesi të plotë që përfaqëson të paktën 20-25% të kalorive ditore, favorizoni përdorimin e ushqimeve të plota dhe të papërpunuara, të cilat janë të pasura me fibra, hiqni nga dieta ushqimet që nuk përthithen nga zorrët.
  • Nxisni praktikimin e aktivitetit fizik të rregullt, që nga ecja e deri tek aktivitetet e tjera.
  • Favorizoni kohën e mjaftueshme për gjumë për secilin fëmijë.

Lexo edhe: Obeziteti mund të shkaktojë 13 lloje kanceri

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X