Omfalocela, kushtet para dhe pas operacionit

0 0

Cfarë është omfalocela?
Omfalocela është një hernie e organeve të brëndshme e cila shfaqet jashtë paretit abdominal, e cila zhvillohet rreth javës së 6-10 të shtatëzanisë. Në këtë fazë do të vërehet një dalje e zorrëve nëpërmjet kordonit ombelikal.

Njihen 2 lloje omfalocele:
1- Omfalocela e vogël, në këtë rast hapja nuk është më e madhe se 4 cm dhe përfshin vetëm zorrët.
2- Omfalocela e rëndë, në këtë rast bëhet fjalë për një hapje më të madhe se 4 cm dhe përfshihen edhe organe të tjera, si mëlcia.
Diagnoza prenatale
Në pjesën më të madhe të rasteve, omfalocela diagnostikohet me anën e ekografisë të bërë gjatë shtatëzanisë, duke bërë edhe vlerësimin e prezencës ose jo të anomalive të tjera.

Lindja
– Në rastin e një problemi të tillë nuk është e këshillueshme të kryhet një lindje normale. Lindja me operacion siguron një mbrojtje më të mirë të mëlçisë gjatë çarjes së membranave, gjë e cila nuk garantohet me çarjen e ujërave gjatë lindjes normale.
– Stafi mjekësor duhet të jetë i pranishëm në reaminacion, dhe jo vetëm. Prezent duhet të jetë edhe një konsulent specialist për raste të tilla.
– Duke qënë se këta fëmijë mund të shfaqin probleme të papritura në mushkëri, kërkohet intubimi i hershëm, i cili do t’i mundësojë fëmijës një frymëmarrje të mirë.
– Mjeku specialist i rastit mund të kërkojë të mos çahen membranat nga gjinekologu gjatë nxjerrjes së fëmijës nga barku i nënës.
– Në rastet kur fëmija nuk përgjigjet mirë gjatë qëndrimit në reaminacion, mund të lindin dyshimet për sëmundje të lindura kardiake.

Kujdesi pas reaminacionit duhet të përqëndrohet në:

1- Kujdesi ndaj omfalocelës, mbulimi i qeses si edhe furnizimi me gjak
– Një çarje e qeses duhet të menaxhohet si një rast “gastrokrize”, situatë e cila kërkon ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale;
– Zorra duhet të futet brenda një tubi gastrik me diametër të madh;
– Një qese e padëmtuar duhet të vishet me një garzë sterile, të zhytyr në një solucion salin (të kripur) dhe veshje të papërshkueshme në mënyrë që të mos humbë lëngje;
– Organet e brendshme duhet të analizohen me kujdes në lidhje me ngjyrën dhe funksionin e tyre.

2- Rikuperimi i lëngjeve
– Duke qënë se këta fëmijë kanë një qese që mbulon zonën, kanë humbje më të mëdha të lëngjeve;
– Nëse ka pasur një çarje të qeses, humbja e lëngjeve do të jetë e njëjtë me një rast gastrokrize;
– Të gjithë fëmijët e lindur me këtë problem duhet të marrin një sasi të caktuar lëngu ditor, e cila mund të jetë 10% glukozë/0.22% solucion salin;

3- Rregullimi i temperaturës
Këta fëmijë humbin nxehtësi nëpërmjet omfalocelës dhe për këtë mbajtja e temperaturës nën kontroll është shumë e rëndësishme.

Menaxhimi i ndërhyrjes kirurgjikale
– Ndërhyrja duhet të konsiderohet se ka filluar në mënyrën e duhur nëse fëmija është brenda qeses amniotike;
– Fëmija duhet të futet me urgjencë në operacion nëse paraqitet një çarje e qeses;
– Trajtimi varet nga madhësia e defektit, mosha e shtatëzanisë në të cilën ka ardhur në jetë fëmija si edhe prezenca apo jo e ndonjë anomalie;
– Defektet e vogla mund të riparohen me kthimin brenda të qeses dhe më pas qepjen e paretit abdominal.

Komplikacionet e operacionit
Komplikacionet do të varen nga madhësia e lezionit, lloji i ndërhyrjes, mosha e shtatëzanisë si edhe anomalitë e tjera. Të gjitha këto mund të përfshijnë:
– Dëmtime të paqëllimshme të fshikëzës së urinës, nëse ajo është brenda omfalocelës;
– Rrezik për infeksion tek foshnja;
– Mbështjellja e zorrëve, situatë e cila mund të zhvillohet pas operacionit etj.

Situata post-operative
– Shumica e fëmijëve kanë nevojën e një ventilimi (ajrimi) mekanik për disa ditë pas operacionit;
– Mund të shfrytëzohet një tub nazo-gastrik për të nxjerrë jashtë mbetjet gastrike;
– Ushqyerja mund të bëhet në momentin kur mbetjet gastrike të jenë në rënie. Në rreth 60% të rasteve fëmijët e lindur me këtë sindromë shfaqin probleme me ushqyerjen;
– Në rreth 75-95% të rasteve operacioni përfundon me sukses dhe fëmija mbijeton. Infeksionet dhe astma mund të jenë pjesë e periudhës post-operatore;
– Në pjesën më të madhe të rasteve, fëmijët që nuk kanë shfaqur anomali të tjera, kanë një zhvillim të mirë fizik dhe neurologjik.

Lexoni edhe: Te kurojme omfalocelen

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X