Te kurojme omfalocelen

0 0

Kurimi i omfaloceles behet vetem me anen e nderhyrjes kirurgjikale, e cila ka si qellim perfundimtar futjen brenda zones abdominale se mases te zorreve qe ndodhet jashte saj.
Faktoret qe ndikojne ne perfundimin me sukses te operacionit jane:
– Sa serioz eshte problemi: sa me e renduar te jete gjendja aq me i veshtire do te jete operacioni.
– Anomalite e lindura qe shoqerojne omfalocelen: nese femija ka anomali te tjera te lindura duhet treguar me shume kujdes dhe vemendje gjate dhe pas operacionit.
– Nese femija nuk ka organe te tjera jashte zones abdominale: atehere operacioni do te jete me i thjeshte. Kur femijet e prekur nga omfalocela e kane pjesen abdominale ne permasa normale operacioni eshte i destinuar te mbyllet mme sukses.
Omfalocela e thjeshte dhe e izoluar
Nese omfalocela eshte e zhvilluar ne permasa te vogla (psh: ne rast se ndodhet jashte zones te barkut vetem masa e zorreve) dhe nuk ka patologji te tjera, mjeket kane mundesi te medha per te perfunduar me sukses operacionin e femijes.
Zakonisht operacioni nuk kryhet menjehere por pas nje periudhe te shkurter pas lindjes. Gjate kesaj kohe mjeku kirurg qe do te zhvilloje operacionin e mbulon omfalocelen me nje material sintetik.
Operacioni eshte delikat dhe kerkon staf te specializuar mjekesor per te perfunduar me sukses.
Omfalocela e komplikuar
Nese omfalocela paraqitet ne forma te renda, sepse mund te shoqerohet nga defekte te tjera te lindura, mjeket zakonisht kane pak shanse per te perfunduar me sukses operacionin e zones abdominale te femijes.
Kur operacioni veshtiresohet:
– Rastet e renda paraqiten kur zona abdominale e femijes eshte formuar ne permasa me te vogla se normalja dhe mjeku do ta kete te pamundur te fute brenda saj masen qe ndodhet jashte.
– Nje faktor tjeter qe e veshtireson operacionin eshte lindja e femijes me defekte te tjera .
Ne disa raste te tjera mjeku e planifikon operacionin per vitet ne vazhdim, kur femija te jete me i rritur dhe zona abdominale te jete me permasa me te medha.

Lexoni edhe: Mbijeton e porsalindura, lind me zemren jashte trupit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X