Omfalocela është një defekt i lindur që i përket paretit abdominal. Në këtë rast zorrët, mëlçia, apo organe të tjera të fetusit zhvillohen jashtë kërthizës. Në këtë rast organet janë të veshura nga një qese e hollë dhe transparente, që në raste shumë të rralla është e hapur.
Kur zhvillohet ky defekt?
Nga java e 6-10 e shtatëzanisë zorrët e fetusit zgjaten dhe fillojnë të shtyjnë drejt kordonit ombelikal dhe në javën e 11 ato tërhiqen mbrapa. Në rast se diçka e tillë nuk ndodh shfaqet omfalocela. Ajo mund të jetë pak e zhvilluar (ndodhet jashtë barkut vetëm një pjesë e zorrëve) ose e zhvilluar (ndodhen jashtë barkut disa organe).
Komplikacionet
Duke qënë se zorrët apo edhe organet e tjera do të ndodhen jashtë barkut, kaviteti abdominal mund të mos zhvillohet në përmasat e duhura. Gjithashtu, në rast se qesja që vesh organet që ndodhen jashtë barkut është e çarë rreziku për të marrë një infeksion është tepër i lartë. Në disa raste një organ mund të shtypet dhe për pasojë të humbë gjak. Kjo do të shkaktojë një dëmtim.
Cilat janë shkaqet?
Mendohet se shkaktohet nga një ndryshim në gjene ose kromozome, por këto faktorë mund të kombinohen edhe me të tjerë si për shembull ato çfarë nëna ha apo pi, si edhe medikamentet që mund të përdorë gjatë shtatëzanisë. Gjithashtu faktorë rreziku mund të jenë edhe: konsumimi i duhanit dhe alkoolit si edhe obeziteti. Diagnostikimi mund të bëhet gjatë shtatëzanisë ose pasi fëmija ka ardhur në jetë.
Si bëhet diagnostikimi?
Trajtimi bëhet duke marrë parasysh disa faktorë:
- Madhësia e omfalocelës;
- Prezenca e defekteve të tjera të lindura apo e anomalive kromozomike;
- Java e shtatëzanisë në të cilën ka ndodhur lindja.
Në rast se omfalocela është e vogël (ndodhen jashtë kërthizës vetëm zorrët) operacioni për futjen e tyre bëhet menjëherë pas lindjes. Nëse jashtë ndodhen shumë organe, trajtimi bëhet me disa faza, gjatë së cilave organet që ndodhen jashtë mbulohen me një material të posacëm. Në momentin që ato futen të gjitha brenda mund të themi se omfalocela është plotësisht e mbyllur.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu