“Nuk ju uroj kur marr vesh se jeni shtatzanë sepse ende nuk kam bërë paqe me veten”, nëna e vajzës me sindromën Down

0 0

 

Çdo gjë që mund të rrezikojë ose vështirësojë jetën e fëmijës suaj është një goditje shpirtërore për prindin. Por, ashtu si me gjithçka, koha është ilaçi më i mirë. Megjithatë, lajmi fillestar i çrregullimeve fizike, emocionale ose të sjelljes mund të jetë shumë i vështirë për t’u pranuar. Edhe gjithë mendimet që pasojnë janë shumë të vështira e të mundimshme.

Alyse, përmes kanalit të saj në Youtube tregon për lajmin e hidhur se fëmija i saj kishte shenja të sindromës Down. Si shumë nëna të tjera, ajo kishte frikë se mendimet e saj e bënin atë një nënë të keqe.

“Nuk është sekret që kam pasur një kohë të vështirë kur mjeku më tha se Flick kishte karakteristikat e sindromës Down. Ishte kaq e vështirë saqë e fsheha nga shumë njerëz, madje edhe nga miqtë dhe familjen e ngushtë”, pranon ajo.

Pas diagnozës së Flick, ajo kishte një kohë të vështirë duke u përballur me mundësinë që Flick kishte shumë gjasa të ishte fëmija i saj i fundit. Ndjenjat e tronditën dhe ajo u frikësua shumë.

“E urrej veten kur kam këto momente të errëta spese vajza ime është bota ime. Por, unë kam frikë të bëj fëmijë të tjerë. Nuk kam gjetur ende një balancë  pa u ndjerë nënë ose grua e keqe. Pra nëse më thotë dikush se është shtatzanë dhe nuk e uroj, mos mendoni se nuk gëzohem. Unë thjesht nuk kam bërë ende paqe me veten time.

Shqetësimet tuaja për fëmijën nuk ju bëjnë një prind të keq. Në fund, ato do t’ju ndihmojnë të bëheni më të mirë.

Lexo edhe: Sindroma down, te vertetat dhe te pavertetat

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X