Nje strategji qe cdo nene duhet te ndjeke per te favorizuar te folurin tek femija

0 0

Herën tjetër që do të jeni duke i kënduar një këngë apo duke i lexuar një libër fëmijës tuaj duhet të jeni siguruar që më parë të keni fikur televizorin. Një studim i ri sygjeron se zhurma e ambientit mund të ndërhyjë duke penguar zhvillimin e të folurit të fëmijës.
Sipas studimeve…
Studimet e kryera në Universitetin e Wisconsin-Madison dhe të drejtuara nga Brianna McMillan, shprehin se të gjithë prindërit duhet të mendohen dy herë para se të fillojnë të mësojnë fëmijën. Ata nuk duhet të lejojnë asnjë faktor të ndërveprojë ndërmjet tyre, por as nuk mund ta rrisin dhe edukojnë fëmijën në heshtje të plotë. Ju duhet të reduktoni zhurmën e televizorit apo radios në mënyrë që zhvillimi i të folurit të fëmijës të inkurajohet si pasojë e dëgjimit më të mirë të fjalëve tuaja.
Si u krye studimi
McMillan përfshiu në të 106 fëmijë, me moshë 22-30 muajshe dhe në studimin e parë atyre ju prezantuan objektet, në të dytin ju fol rreth tyre në ambient të qetë dhe në të tretin u vu re se fëmijët shprehën një përdorim më të mirë të fjalëve që kishin mësuar ndërsa ishte qetësi. Pra ata e njohin dhe mbajnë mend më mirë atë çfarë mësojnë në një ambient ku asgjë nuk i shpërqëndron.
Studimi nuk përfshiu reagimin e fëmijës ndaj zhurmës jo-verbale, pra asaj të shkaktuar nga trafiku, por megjithatë fëmija mund të jetë vulnerabël edhe ndaj tyre. Ekspertët këshillojnë në mënyrë shumë të fortë që prindërit të ndihmojnë fëmijën në zhvillimin e aftësisë së të folurit. Këtë mund ta bëjnë duke ju folur sa më shumë, por më parë të mendojnë edhe në lidhje me ambientin e përgjithshëm të shtëpisë, pra që ai të jetë i përshtatshëm ndërsa e bëjnë këtë.

Lexo edhe: Aftesia e nje vajze dhe nje djali






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X