Një sfilatë mode për fëmijët me sindromën Down

Nje shfaqje mode inkurajoi fëmijët me Sindromën Down që të sfilonin në pistë dhe ata u shfaqën në mënyrën më të mirë. Të gjithë modelët mbanin veshur rroba nga stilistët më të mirë të modës. Disa prej tyre mbanin edhe veshje me slogane që përcillnin mesazhe të fuqishme, si dashuria për veten.




0 0

Shpesh u themi fëmijëve tanë që ata kanë botën në duar, që mund të jenë kushdo që dëshirojnë të bëhen. Mbi të gjitha, fuqizimi i mendjeve të reja është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të besimit të tyre. Një organizatë po e ndan këtë mesazh me zë të lartë dhe krenari për fëmijët me sindromën Down.

“Shtëpia e lojërave të  Gigit” është një organizatë që synon të mbështesë dhe frymëzojë njerëzit me sindromën Down, duke i lejuar ata të jenë më të angazhuar në jetën e tyre në shtëpi, shkollë dhe brenda komuniteteve të tyre. Vitin e kaluar, organizata zhvilloi sfilatën e parë të modës.

Të mërkurën e kaluar, shfaqja u rikthye sërish duke mbledhur para për bamirësi.

Shfaqja inkurajoi fëmijët me Sindromën Down që të sfilonin në pistë dhe ata u shfaqën në mënyrën më të mirë. Të gjithë modelët mbanin veshur rroba nga stilistët më të mirë të modës. Disa prej tyre mbanin edhe veshje me slogane që përcillnin mesazhe të fuqishme, si dashuria për veten.

Në përfundim të këtij organizimi, drejtuesja tha se gjithçka tregoi fuqinë e këtij komuniteti dhe se kishin plane të tjera për t’i ndihmuar e fuqizuar më tepër. 

Lumturia ishte padyshim e dukshme. Laura Lyle, një nga modelet, deklaroi pas shfaqjes, “Ishte vërtet argëtuese. Më pëlqente të ecja, duke u treguar të gjithëve veshjet dhe ndjehem sikur po ndryshojmë. “

Malik Jabbar, një model tjetër, i cili gjithashtu mori pjesë vitin e kaluar, tha se ishte i lumtur tek sfilonte dhe shikonte se njerëzit u buzëqeshnin atyre.

Lexo edhe: 19- vjeçari me sindromën Down që mposhti fatin e tij, arrin suksesin ndërkombëtar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X