Sipas një grupi hulumtuesish nga Universiteti i Warwick (Britani e Madhe), në fakt, dyfishimi i konsumit ditor të frutave dhe perimeve do të sillte më pak depresion dhe ankth.
Më shumë fruta dhe perime, më pak depresion dhe ankth
Nga mostrat e marra u kërkuan informacionet e mëposhtme:
- Nëse në vitin 2007 ata kishin pasur ose jo një diagnozë të depresionit ose ankthit.
- Zakonet ushqimore dhe mënyrat e jetesës për të verifikuar nëse një nga këto çrregullime zhvillohet pas shumë vitesh.
Në fund të eksperimentit u gjet një marrëdhënie e anasjelltë midis konsumit të frutave dhe perimeve dhe depresionit ose ankthit. Në veçanti: sa më i madh të ishte konsumi i frutave dhe perimeve në mesin e njerëzve që u morën në studim, aq më i ulët ishte probabiliteti për të diagnostikuar sëmundjet mendore në vijim.
Merita e polifenoleve
Gjithnjë e më shumë studime mbështesin ekzistencën e një marrëdhënie midis inflamacionit dhe depresionit, domethënë disa çrregullime depresive janë pasojë e një gjendje neuroinflammimi kronik. E pra, frutat dhe perimet favorizojnë një reduktim të neuroinflamacionit për shkak të prezencës së polifenoleve, molekulave të afta për:
- Kontrollin e stresit oksidativ dhe inflamacionit;
- Komunikimin me ADN-në, duke i lejuar qelizat tona të përshtaten me mjedisin dhe të reagojnë ndaj stresit oksidativ.
Jo vetëm polifenole por edhe resveratrol dhe apigenin
Ka shumë polifenole të dobishme për t’u ndjerë mirë, madje edhe mendërisht, por ka edhe dy gjëra më të çmuara. Njëri është resveratrol, i cili gjendet në frutat e kuqe dhe vjollce si rrushi dhe boronica, ndërsa tjetri apigenin, i pranishëm në disa perime me gjethe jeshile, të tilla si selino dhe majdanozi.
Lexo edhe: Aroma e bebeve mund të përdoret si kurë për depresionin
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu