Turni i natës: gratë në rrezik nga depresioni

Profesionet që kërkojnë punë me turne, për shembull në spitale, në polici, në sistemet e sigurisë etj, nuk janë pa efekte anësore për punëtorët.




0 0

Një numër i pamjaftueshëm i orëve të pushimit, çrregullimi i ciklit të gjumit dhe fakti që këto janë pothuajse gjithmonë detyra me përgjegjësi të konsiderueshme gjenerojnë një shkallë të lartë të stresit. Veçanërisht tek gratë.

Rreziku i turneve shumë të gjata

Sipas një studimi të kryer mbi 23,000 punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar (11,215 meshkuj dhe 12,188 femra) të botuar në Journal of Epidemiology and Community Health, gratë që punojnë edhe gjatë turnit të natës dhe shpesh nuk respektojnë pushimet festive janë të ekspozuara ndaj rrezikut të depresionit me 2 për qind. Mundësia për t’u prekur nga depresioni lidhet me çdo lloj pune që përfshin turne, por mbi të gjitha, gjinia femërore përballet me një rrezik më të madh. Në veçanti, kur ato punojnë 55 orë në javë ose më shumë, në vend të 35-40 orëve klasike të planifikuara ose nëse ato nuk bëjnë pushimin e mesjavës dhe gjithashtu punojnë në fundjavë.

Shumë gra bëjnë dy punë

Bazuar në të dhënat, njerëzit që punojnë në fundjavë e bëjnë pasi kanë tendencë të punojnë në punë që ofrojnë paga më të ulëta. Këto vende pune, kur kombinohen me ndërveprime të shpeshta ose komplekse me publikun ose klientët, janë të lidhura me nivele më të larta të depresionit. Studimet e mëparshme kanë gjetur se nëse  merren parasysh orët e punës në shtëpi apo kujdesi për fëmijët që nuk paguhet, gratë punojnë mesatarisht shumë më gjatë se burrat dhe kjo ka lidhje me më shumë probleme shëndetësore.

Lexo edhe: Ngrënia gjatë natës rrit rrezikun për disa lloje kanceri






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X