Gjidhënia u bë shkak i depresionit, rrëfehet nëna e re

0 0

Jessica Hood ishte e bindur se çdokush që nuk ushqente fëmijën me gji ishte një “nënë e tmerrshme”. Pastaj ajo në fakt u bë nënë dhe përpjekja për të ushqyer me gji fëmijën e saj i shkaktoi shumë trishtim. “Dhimbja, stresi, pyetja e vazhdueshme nëse foshnja po ngropet, për të mos përmendur anën mendore. Kështu filloi e gjitha për mua, ” reflekton nëna në një postim.

Megjithëse u desh një kohë që ajo të arrinte të kuptonte se nënë e mirë nuk je vetëm nëse ushqen me gji. Në vend të kësaj, ajo u përqëndrua në diçka më të rëndësishme: “Unë kam bërë gjithçka që mundem unë për të qenë më mirë, nëna më e lumtur që mund të jem”.

Ishte një udhëtim i gjatë dhe që i copëtoi zemrën para se Hood të bënte zbulimin e saj. Pasi ka luftuar për të prodhuar qumësht, ajo mban në mend disa mami që tentuan ta ndihmonin. “Pa marrë parasysh se çfarë bëja, unë thjesht nuk mund ta ushqeja atë. Faji që ndjeva ishte shumë i madh… unë isha 25 vjeçe, një nënë e re dhe kjo ishte shumë e rëndë për t’u përballuar. ”

Para se Hood të lindte, ajo vuri re se po fillonte të tregonte shenja të depresionit prenatal. Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të merrte ndihmën që i duhej dhe u bë personi i lumtur që meritonte ajo dhe fëmijët e saj.

“Të katër fëmijët e mi janë të lumtur, të shëndetshëm dhe të lezetshëm; të katër fëmijët janë të lumtur që kanë një nënë të lumtur, të shëndetshme dhe të lumtur”, shkruan ajo. “Si mund të jemi vetëm versioni më i mirë i vetes dhe të bëjmë atë që mendojmë se është më e mira? Të gjithë ne jemi prindër të ndryshëm dhe idetë tona nuk do të jenë kurrë të njëjta, por bëni atë që është më e mira për fëmijët tuaj dhe për shëndetin tuaj”.

Nëse jeni duke u përpjekur të ushqeni fëmijën me gji dhe kjo ndikon seriozisht mirëqenien tuaj, ju duhet të hiqni dorë nga ky gjykim mbi gjidhënien. Nuk mund të rritësh një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm pa qenë ti e lumtur dhe e shëndetshme. Dhe nëse e gjeni veten duke filluar të shfaqni shenja të depresionit pas lindjes, mos hezitoni të merrni ndihmën që ju nevojitet dhe meritoni.

Lexo edhe: Prekese/ Kur një nënë nuk dëshiron të ushqejë fëmijën me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X