Nënat mund të ulin rrezikun e sëmundjes së celiakisë tek fëmijët duke konsumuar këto ushqime

0 1

Nëse gratë konsumojnë një dietë të pasur me fibra gjatë shtatzënisë, mund të ulin rrezikun e sëmundjes së celiakisë tek fëmijët e tyre, thotë një studim i ri.

Sëmundja e celiakisë shkakton intolerancën e glutenit, në të cilën sistemi imunitar e identifikon glutenin nga gruri, elbi dhe thekra si një patogjen dhe dëmton zorrët e holla, duke shkaktuar diarre dhe probleme të tjera gastrointestinale.

Rreth një për qind e popullsisë ka këtë sëmundje autoimune, ndërsa në vitet e fundit është parë një rritje më e madhe e të prekurve nga kjo sëmundje.

Por, duke ngrënë mjaftueshëm brokoli, fasule, fruta, patate dhe ushqime të tjera të pasura me fibra, ndërsa jeni duke mbajtur në bark një foshnjë, gratë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijës nga zhvillimi i sëmundjes së celiakisë.

Ky konkluzion është arritur nga një studim norvegjez, i cili zbuloi se për çdo 10 gramë më shumë fibra që gratë hëngrën çdo ditë, rreziku që fëmijët e tyre të prekeshin me sëmundjen e celiakisë ra me 8 për qind.

Sëmundja e celiakisë tek ata që e kanë do të thotë se do t’u duhet ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre duke shmangur bukën, pastat (ku futen edhe makaronat) dhe çdo gjë me miell gruri për të parandaluar diarrenë dhe gazrat. Gjithashtu këta persona mund të jenë në rrezik më të lartë për tu prekur nga limfoma apo edhe kanceri i zorrëve.

Për sëmundjen e celiakisë nuk ka shërim. Ajo mund të menaxhohet vetëm duke ngrënë një dietë pa gluten.

Studiuesit dyshojnë se kjo sëmundje autoimune është pjesërisht gjenetike dhe pjesërisht e shkaktuar nga mjedisi.

Shumica e njerëzve që kanë sëmundjen e celiakisë kanë të paktën një anëtar të familjes që vuan nga sëmundja.

Por faktorët e jetesës dhe të mjedisit – duke përfshirë atë që ndodh jashtë ndërsa foshnja zhvillohet në mitrën e nënës, kanë shumë gjasa që të ndikojnë në mundësitë për t’u prekur nga sëmundja e celiakisë.

Dieta e nënës shtatzënë mund të ketë efekte të thella në shëndetin e fëmijës në bark gjatë gjithë jetës së tij.

Një dietë e varfër, e pasur me ushqime yndyrore dhe të përpunuara, mund të rrisë rrezikun që fëmija në bark të jetë obez dhe të ketë presion të lartë të gjakut dhe kolesterol.

Dietat e balancuara me shumë fruta perime dhe ushqime të tjera të shëndetshme do të ndihmojnë zhvillimin e trurit të fëmijës, duke përmirësuar njohuritë dhe kujtesën.

Hulumtuesit e studimit të përmendur më sipër thanë se gratë që raportonin se kishin konsumuar më shumë se 45 gramë fibra në ditë, kur ishin shtatzëna, kishin 34 për qind më pak gjasa të kishin një fëmijë me sëmundjen e celiakisë, në krahasim me gratë që konsumonin pak fibra.

Interesant ishte se ky efekt mbrojtës ekzistonte vetëm kur nëna konsumonte fibra nga frutat dhe perimet dhe jo nga drithërat.

Lexo edhe: Dieta e pasur me patate mund të rrisë rrezikun e diabetit gjatë shtatzënisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X