Nëna duke bërë dush, i hapet plaga e operacionit 5 ditë pas lindjes

0 0

 

Pesë ditë pas lindjes së fëmijës së saj, Mel Bremner u frikësua tmerrësisht kur plaga e saj e operacionit cezarian është hapur teksa ka qenë duke bërë dush.

Ajo e ka ndarë këtë moment me gjithë ndjekësit në rrejtet sociale. Sapo shkoi në spital, kirurgu që kreu operacionin e lindjes së saj, tha se ai nuk e lidhi fort nyjen ose e preu bishtin e fijes shumë të shkurtër.

Termi mjekësor për atë që ndodhi me zonjën në fjalë quhet plagë dehiscence, e cila është një gjendje shumë serioze postoperative.

Pavarësisht nga përvoja e saj e parë e tmerrshme, nëna sërish bëri dy fëmijë të tjerë me operacion. Të gjithë bien dakord se ajo është një nënë trime, ndërsa ajo vetë nuk e konsideron veten të tillë.

“Faleminderit të gjithëve për të gjitha komentet e bukura këtu lidhur me historinë time! Jam larg nga të qenit trime, ka gra që kalojnë shumë më keq se unë”, komenton ajo në një postim në Facebook.

“Shpresoj që duke ndarë këtë, të paktën e ndihmova një person ose të kalonte diçka të tillë, ose të shmangte diçka të tillë! Unë nuk e bëra atë për të frikësuar askënd ose për të vënë askënd në pozitë të vështirë”.

Pavarësisht sesa e tmerrshme është historia, nëna për fat të mirë u rimëkëmb plotësisht dhe madje shikon mbrapa dhe qesh me përvojën e saj.

“Unë jam shëruar plotësisht tani-shtatë vjet më vonë dhe me dy operacione të tjera, kur kujtohem më vjen të qesh”.

Kjo nuk do të thotë se duhet të frikësoheni për kryerjen e një lindjeje me operacion. Duhet të informoheni paraprakisht tek mjeku për mundësinë më të mirë për ju.

Lexo edhe: Kirurgu i dehur ne sallen e operacionit: Vdesin nena dhe e porsalindura






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X