Një histori absurde vjen nga India, një histori trishtimi të thellë në atë që duhet të ishte dita më e bukur e jetës për një familje. Jashtë dhomës së lindjes në një qytet në Indi ishte e gjithë familja e Kaminiben Chanchiya, teksa 22 vjeçarja kishte hyrë për të lindur vajzën e saj. Gruaja e kishte dëshiruar thellësisht atë fëmijë, dhe gjithë të afërmit mezi prisnin që foshnja të lindte. Brenda sallës, nga ana tjetër, një tragjedi e vërtetë po ndodhte. Gjatë lindjes, nëna dhe foshnja e saj vdiqën për shkak të kirurgut, i cili ishte paraqitur i dehur në spital.
Mjeku paraqitet i dehur në sallën e operacionit
Kur doktori doli nga dhoma e operimit, të afërmit e vajzës ishin të gatshëm të gëzoheshin me ardhjen e vajzës. Në vend të kësaj, kur dera u hap, familja u përball me fytyrën e shokuar të mjekut, i cili u dha lajmin më të keq që mund të vinte: lindja kishte shkuar keq dhe vajza e vogël ishte e vdekur, ndërsa nëna po dergjej në kushte kritike, me humbje marramendëse të gjakut.
Sapo doktori do kthehej në sallë, një tjetër mjek doli që atje për të dhënë lajmin e kobshëm se edhe nëna kishte ndërruar jetë. Në këtë pikë, dëshpërimi i familjarëve ka arritur kulmin, duke sulmuar mjekët për atë që kishte ndodhur.
Autopsitë në dy trupat
Tragjedia e tmerrshme ndodhi të hënën natën në spitalin Sonaëala në qytetin Botad të Indisë. Doktori është akuzuar për neglizhencë nga të afërmit e nënës së vdekur. Më vonë policia e mori në pyetje dhe e arrestoi. Ndërkohë, priten rezultatet e autopsieve të kryera në trupat e nënës dhe fëmijës, për të kuptuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Edhe nëse shkaqet e vdekjes së nënës dhe të fëmijës ishin të tjerë, mbetet fakt që doktori ishte i dehur: nëse do të sihte në gjendje normale mund të ishte përballur me situatën kritike në një mënyrë tjetër dhe ndoshta do të përpiqej t’i shpëtonte të dy.
Lexo edhe: Digjet i porsalinduri ne dushin e pare ne spital
Comments
Postime te ngjashme
- Sa minuta aktivitet fizik mjafton për t’u rikthyer në formë pas lindjes? ( 02/18/2019 )
- Shën Valentini kaloi, si ndryshon para dhe pas fëmijëve? ( 02/18/2019 )
- Rreziku nga pijet dietike për të cilin askush nuk flet ( 02/18/2019 )
- A duhet që prindërit t’i shoqërojnë fëmijët e tyre në ndeshje e lojra sportive? ( 02/17/2019 )
- Si ndikon kontakti me kafshët në imunitetin e fëmijëve? ( 02/17/2019 )
- Morra edhe në dimër, si të eleminojmë ngjitjen nga një fëmijë te tjetri ( 02/17/2019 )
- Të jesh modele me sindromën Down ( 02/17/2019 )
- Lindja e fëmijëve vë në rrezik shëndetin e zemrës së nënës ( 02/17/2019 )
- Para se t’i kërkoni divorcin partnerit lexoni këtë ( 02/16/2019 )
- Sa kohë duhet ta ushqej fëmijën me gji që ta mbroj nga vdekja e papritur? ( 02/15/2019 )
Pernenat ne rrjete sociale
Sondazh
Me te klikuarat
- Emra per vajza dhe emra per djem
- Horoskopi Ditor
- Tabela e rritjes se femijes deri ne moshen 6-vjecare
- Data e lindjes
- kalendari i shtatzanise
- Si funksionon testi i shtatzanise dhe pas sa ditësh mund të kuptohet shtatzania?
- Muajt e shtatezanise dhe javet perkatese
- “Nuk dua të dëgjoj më kurrë që qumështi i gjirit është më i miri”
- Simptomat e ciklit menstrual apo shenjat e shtatzanise?
- Djale apo vajze? Ja disa shenja qe mund te tregojne gjinine e femijes
- “Lindja” ime 11 javeshe
- Temperatura e ulet tek femijet, cfare eshte dhe si te veproni
- Menu javore per bebe +6 muajsh
- 18 emra unik per djem
- Avokado, nje oaz mireqenie per femijen, disa kombinime