Mjekët gabojnë me operacionin në lindje, fëmija lind tetraplegjik

0 0

 

Ishte dhjetor 2008 kur Eleonora Gavazzeni erdhi në jetë. Fëmija që nga lindja është tetraplegjike. Mjekët kanë vonuar operacionin cezarian, sepse nëna ishte diabetike dhe për shkak se fetusi ka shfaqur shenja shqetësimi. Kur fëmija lindi më 2 dhjetor të vitit 2008, mjekët e kanë kuptuar se kishin bërë një gabim dhe nga ai moment për familjen filloi një përvojë e hidhur si për shëndetin e vogëlushes edhe për betejën e gjatë ligjore, ku më në fund familja arriti të merrte drejtësinë.

Gjykata ka vendosur në favor të familjes së vogëlushes, duke ju dhënë  një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh. Familja do t’i përdorë këto para për të ndihmuar vajzën me kurat që i nevojiten, çdo ditë 24 orë.

Vajza i ka kaluar këto 10 vjet duke shkuar vazhdimisht në spital, ku ka kryer shumë operacione.

Eleonora është në gjendje të vazhdueshme të tensionit muskulor dhe mjekët duhet vazhdimisht të presin tendinat.

“Jemi të kënaqur që pas 10 vitesh jemi në gjendje të vazhdojmë të kujdesemi për vajzën tonë dhe të jemi në gjendje të blejmë një shtëpi të përshtatshme për nevojat e saj”, – tha babai i vajzës.

Edhe avokati i familjes është shprehur i lumtur nga kjo fitore.

Lexo edhe: Digjet i porsalinduri ne dushin e pare ne spital






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X