Kush do të jetë i pranishëm në sallën e lindjes me operacion?

0 0

 

Në sallën tuaj të lindjes me operacion do të jenë prezentë mjekë, mamie dhe infermierë. Secili është atje për t’u kujdesur për ju dhe fëmijën tuaj në faza të ndryshme të operacionit dhe rimëkëmbjen që duhet ndjekur.

Personat e mëposhtëm kanë të ngjarë të jenë të pranishëm:

  • një mami, për të bërë kontrolle bazë mbi fëmijën tuaj sapo të lindë;
  • një konsulent obstetër i cili kryen operacionin;
  • ndihmësi i obstetrit;
  • një anestezist, i cili ju jep barnat për të mos ndjerë dhimbje;
  • një pediatër, nëse fëmija juaj do të ketë nevojë për kujdes të veçantë sapo të lindë;
  • një ekip riedukimi pediatrik, në rast se foshnja juaj ka nevojë për ndihmë menjëherë;
  • një infermiere anestezike ose asistent i departamentit operativ;
  • një infermiere për pastrim, për të ndihmuar obstetërin me instrumentet;
  • studentët e mjekësisë ose mamitë (me lejen tuaj).

Nëse do të lindni binjakë, numri i personave që do të jenë të pranishëm në lindjen tuaj do të jetë më i lartë.

Nëse dëshironi të keni edhe partnerin me vete kur të lindni ju mund ta kërkoni diçka të tillë. Ndoshta duke pasur një person të afërt do të ulë ankthin dhe frikën.

Sidoqoftë nëse nuk ndiheni mirë ju mund të kërkoni largimin e personave që mendoni se nuk duhet të jenë të pranishëm, mund të kërkoni heshtje që të dëgjoni qartë të qarën e parë të fëmijës, mund të kërkoni në sfond muzikën tuaj të preferuar.

Lexo edhe: 8 arsyet pse mjeku mund t’ju rekomandoje lindje me operacion






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X