Duhet të njoftoni mjekun nëse bebi juaj…

0 0

I besoni mbi të gjitha instiktit tuaj, ai mund t’ju paralajmërojë kur diçka nuk shkon tek fëmija.

Gjatë 24 orëve të para fëmija duhet të kontrollohet nga mjeku nëse:

  • Nuk urinon;
  • Nuk ka defekuar mekoniumin e parë;
  • Ja një ngjyrë të verdhë në lëkurë.

Ai duhet të kontrollohet gjithashtu nga mjeku edhe nëse ka gjakosje të kërthizës si edhe shenja të një infeksioni në sy.

Gjithashtu duhet të njoftoni mjekun nëse bebi juaj:

Ka ndryshim në sjellje

  • Nëse fëmija shfaq rrufë dhe temperaturë;
  • Ndryshon të qarën, për shembull nëse papritur fillon të qajë më shumë, më shpesh dhe më fort se zakonisht;
  • Mungesë të qari, pra nëse ai nuk duket se ndihet rehat por nuk qan dhe nuk është aktiv;
  • Humb oreksin;
  • Ka vështirësi në frymëmarrjem ka gërhitje në frymëmarrje apo merr frymë më shpesh se zakonisht;
  • Kakonvulsione (ethe të forta) si edhe temperaturë (nëse është më i vogël se 3 muajsh duhet të shkoni sapo temperatura të kalojë disa vija mbi 38.

Probleme me barkun

  • Ka defekim jo normal, pra 24 orë me diarre si edhe ndonjëherë edhe me shenja gjaku;
  • Ka shenja dehidratimi dhe këtë do ta kuptoni duke parë bebelinat. Nëse lag të paktën 6 bebelina në ditë është normale dhe nëse duket letargjik, shfaq feçe në sasi të vogël dhe të thata shkoni tek mjeku.

Skuqje në lëkurë

  • Skuqjet mund të jenë në zona të ndryshme dhe ndonjëherë mund të shoqërohen edhe me temperaturë apo të vjella, mungesë oreksi, rrufë etj. Shkoni menjëherë tek mjeku.

Probleme me fontanelën

  • Nëse fëmija gjatë qëndrimit në pozicion vertikal, ndërsa nuk është duke qarë apo nuk ka vjellë e ka fontanelën të fryrë ose të futur nga brenda duhet të shkoni tek mjeku.

Lexo edhe: Ne shtepi me te beben






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X