Deri tani keni qënë nën kujdesin e mjekëve të spitalit dhe tashmë jeni në shtëpi. Si do të jetë jeta në vazhdim? Si duhet të silleni me fëmijën sidomos gjatë natës së parë?
Nata e parë në shtëpi me të porsalindurin
Si nënë më duhet t’ju jap këshillën e parë: mos kini frikë. Jeni ju e zonja e fëmijës, dhe askush më mirë se ju nuk di të kujdeset për të! Është fëmija i parë? Edhe çfarë rëndësie ka kjo? Do t’ja dilni për mrekulli! Së pari më duhet t’ju them se ai do të qaj sa herë të ketë nevojë për ju edhe pse nuk ka uri në çdo rast, kështu mund t’i ofroni gjoksin në çdo moment, duke favorizuar edhe prodhimin e qumështit. Kontrolloni gjithashtu edhe bebelinën e tij nëse ka nevojë për t’u ndërruar. Një bebelinë e papastër do ta bëj fëmijën të mos ndihet i qetë. Kujdesuni edhe për dhimbjet e barkut të fëmijës duke e mbajtur në pozicion të favorshëm për të lehtësuar simptomat. Ju do të keni nevojë për shumë qetësi, për këtë arsye do t’ju këshilloja të qëndronit sa më shumë shtrirë pranë fëmijës tuaj, në dhomën tuaj të gjumit. Dera e saj duhet të jetë e hapur vetëm për ju dhe bashkëshortin. Vizitorët mund të presin në sallon! I mbani dritat sa më të ulëta. Pasi fëmija ka nevojë për qetësi. Ulni grilat në gjysëm pozicioni nëse është e nevojshme. Sigurohuni që temperatura të jetë në nivelet e duhura.
Ushqyerja e fëmijës
E ushqeni sa më shumë, në çdo rast që ai ka nevojë. Edhe në këtë rast si nënë do t’ju këshilloja të zgjidhnit dhomën tuaj të gjumit, në qetësi dhe në intimitetin tuaj. Nëse keni zgjedhur të ushqeni me biberon, duhet t’i sterilizoni ata më parë se të vijë momenti i ushqyerjes.
Ndryshimi mes ditës dhe natës
Shpesh fëmija e ka të vështirë të kuptojë ndryshimin midis ditës dhe natës dhe ju duhet të filloni nga dita e parë të favorizoni dallimin mes tyre.
Si duhet të veproni?
• Gjatë ditës e përkëdhelni në një vend ndryshe nga dhoma e gjumit, për shembull në koshin e karrocës;
• Gjatë ditës lejoni futjen e dritës në dhomë, por gjatë ditëve të para ajo nuk duhet të jetë shumë e fortë. Natën dhoma duhet të jetë errësirë;
• Bëni një zhurmë normale, por jo kaotike. Edhe nëse ai fle gjatë ditës duhet të ketë një zhurmë, por jo shumë të fortë. Gjatë natës duhet të jetë qetësi.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu