Ushqyerja e fëmijës është një nga proceset që na vë në dilemë disa herë gjatë ditës. T’i jap këtë gjellë apo atë? Pure me fruta apo me perime? Mish apo peshk?
Para së gjithash na duhet t’ju themi se kjo është një guidë në lidhje me ushqyerjen e fëmijës e cila nuk duhet t’ju vendosë në dyshime apo t’ju bëjë të ndiheni keq. Në po ju prezantojmë ushqimet që mund të konsumojë fëmija nga muaji 12-24 të jetës me një sasi të përcaktuar nga mjeket, por nëse fëmija juaj dëshiron të hajë më pak apo më shumë se kaq kjo ngelet zgjedhja e tij dhe nuk duhet të ketë vend për shqetësim nga ana e prindëve, dhe sidomos e nënës.
Për çfarë ushqimesh ka nevojë një fëmijë 12-24 muajsh?
- Qumësht me yndyrë të plotë, djathë të pasterizuar, kos me yndyrë të plotë, gjizë;
- Ushqime të pasura me hekur (drithëra të përziera, tërshërë, grurë etj);
- Drithëra të tjera (bukë, makarona, oriz);
- Fruta;
- Perime (brokoli, lulelakër etj);
- Proteina (vezë, bishtaja, mish, peshk etj);
- Lengje frutash.
Cila duhet të jetë sasia ditore?
- 1-2 gota qumësht; 1 gotë kos; 30 gr djathë;
- 90 gr drithëra;
- 1 filxhan çaji me fruta ;
- 120 ml lëng frutash 100%;
- 1 filxhan çaji perime;
- 60 gr proteina (për shembull 1/3 e gjoksit të pulës; 1 vezë etj).
Kujdes me ushqimet! Ato duhet të jenë të prera në copa të vogla pasi rreziku i mbytjes është ende i lartë tek fëmija. Ky është një udhëzues i përgjithshëm. Ju duhet të shfrytëzoni këtë informacion për të kombinuar ushqime të ndryshme për t’i dhënë fëmijës atë çfarë ka nevojë, gjithmonë në bazë të këshillave të mësipërme. Mos harroni t’i jepni fëmijës të pijë ujë, sidomos pas çdo vakti.
Lexo edhe: Menuja ditore e nje femije
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu