Temperatura e larte tek femijet e vegjel

0 0

Temperatura nuk është sëmundje. Ajo është shenja e përbashkët e shumë sëmundjeve. Nëse fëmija juaj ka temperaturë, kjo do të thotë se ai është sëmurë. Kur lëkura ndihet më e ngrohtë se zakonisht dhe kur fëmija nuk është i qetë duhet të mendoni për temperaturën.

A është temperatura e lartë shenjë e një sëmundje të rëndë? Cilat janë shkaqet e saj?

Shkaku i temperaturës së lartë mund të jetë një infeksion i lehtë ose një sëmundje që rrezikon jetën, pra prania e saj nuk tregon nëse sëmundja është e rëndë apo jo. Ajo është një shenjë që na tregon herët praninë e sëmundjes. Gjatë daljes së dhëmbëve, fëmija i çon duart shpesh në gojë, në këtë mënyrë, mikrobet hyjnë më shpesh. Temperatura e lartë shkaktohet nga sëmundja që shkakton mikrobi.

Sa më e lartë temperatura aq më serioze sëmundja?

Jo. Nuk ka lidhje midis shkallës së sëmundjes dhe temperaturës. Ajo mund të jetë shumë e lartë për një infeksion të lehtë dhe mund të jetë jo shumë e lartë për një sëmundje të rëndë.

A i duhet drejtuar menjëherë mjekut në rast temperature?

Shumica e prindërve mendojnë se do të ishte e dobishme që fëmijët të vizitoheshin nga mjeku pikërisht kur ata janë me temperaturë. Ky është një mendim i gabuar. Temperatura e shqetëson fëmijën, prandaj ajo duhet ulur para se të shkoni te mjeku dhe nëse nuk ka ndonjë shenjë tjetër, të mos nxitoni për të shkuar te mjeku. Shumica e fëmijëve qetësohen dhe rehatohen pas uljes së temperaturës dhe fillojnë të luajnë sikur të mos kishin qënë sëmurë.

Si kuptohet temperatura e lartë apo e ulët?

Temperatura kuptohet vetëm duke e matur atë me termometër. Mund të gaboheni me prekjen me dorë, prandaj përdorni termometrin. Matja nën sqetull mbi 37 gradë C dhe në anus mbi 37.8 gradë C tregon se fëmija ka temperaturë të lartë. Përsëriteni matjen e temperaturës në kushtet e duhura dhe mund të përdorni edhe termometër tjetër nëse dyshoni që temperatura të jetë ulur.

Si te ulim temperaturen e femijes?

Pavarësisht shkakut, ajo duhet ulur që bebja të rehatohet. Temperatura bie kur nxehtësia e trupit transmetohet jashtë tij. Fillimisht hiqen gjithë rrobat (mbahen vetëm pelenat) dhe lejohet transmetimi i temperaturës jashtë trupi të fëmijës. Bebi mund të lihet pa rroba për sa kohë ka temperaturë. Kur temperatura bie në 37 C vishen rrobat përsëri. Kur temperatura e trupit nën sqetull është 38-38.5 C hiqen rrobat e trupit dhe jepet medikament për uljen e saj. Kur temperatura nën sqetull është mbi 38.5 C përveç të mësipërmëve, bebit i bëhet banjë me ujë të vakët (më pak i ngrohtë se uji i banjos së zakonshme). Nuk duhet përdorur ujë i ftohtë. Koha e larjes nuk duhet të jetë më pak se 20 minuta dhe duhet vazhduar deri sa të bjerë temperatura.

Nëse sëmundja që shkakton temperaturën vazhdon akoma, temperatura mund të shfaqet përsëri pas uljes. Përsërisni të njëjtat veprime. Bebet dhe fëmijët nuk sëmuren nga larja. Prandaj bebja dhe fëmija me temperaturë duhet larë pavarësisht shkakut të temperaturës. Ndikimi i medikamentit që i jepet bebit për ulje temperature shfaqet 30 minuta-1 orë pas dhënies, prandaj mos harroni t’ja jepni atë para larjes! Kontrolloni temperaturën shpesh dhe silluni sipas ecurisë së saj.

A duhet ulur patjetër temperatura te bebet?

Temperatura tregon se në trupin e fëmijës ka diçka që nuk shkon, pra është një shenjë sëmundje. Temperatura e shqetëson beben, e bën të ndihet i dobët, i pafuqishëm dhe jo në qejf. Ajo duhet ulur që fëmija të ndihet më mirë. Nga ana tjetër temperatura stimulon sistemin mbrojtës të trupit prandaj dhe nuk duhet ulur plotësisht. Temperatura në sqetull duhet mbajtur nën 38.5 C dhe nuk duhet ulur më shumë se 37 gradë.

Lexoni edhe: Temperatura e ulet tek femijet, cfare eshte dhe si te veproni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X