Matja e temperatures, si duhet te behet dhe cfare termometri duhet te perdorim?

0 0

Temperatura është përgjigja apo reagimi natyral i trupit të fëmijës ndaj disa gjendjeve si infeksionet. Tek fëmijët, temperatura normale e trupit luhatet nga 36 gradë celsius në 37.2 gradë celsius. Kur fëmija është i sëmurë, temperatura e tij mund të ngrihet me një shpejtësi alarmante dhe në këtë rast matja e temperaturës duhet të bëhet në mënyrën e duhur si edhe duke përdorur mjetin e duhur.
Çfarë termometri duhet të përdorni për matjen e temperaturës?
Termometri më i mirë për foshnjat dhe fëmijët e vegjël është termometri i zakonshëm me zhivë, e cila kur nxehet, zgjerohet (duke u ngritur nëpër kanalin e hollë që është në mes të një shkallëzimi) dhe tregon temperaturën e trupit që po mat. Sot në treg, në farmaci etj, gjenden edhe termometra të tjerë modernë si ato dixhitalet, elektronike etj, por mund të jenë të kushtueshëm dhe nuk kanë ndonjë përparësi më të madhe se termometri klasik me zhivë. E rëndësishme është që ju të keni në shtëpi gjithnjë një termometër për matjen e temperaturës së fëmijës.
Si matet temperatura?
Kur fëmija juaj nuk ndihet mirë, masni temperaturën e tij të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Mënyra më e mirë për matjen e saj është vendosja e termometrit me zhivë nën sqetullën e tij. Kjo jep një vlerë rreth 0.6 gradë më pak se temperatura normale e trupit. Në foshnjat e vogla, temperatura mund të matet duke vendosur majën e termometrit në rektum, por kujdes, në këtë rast termometri duhet të dezinfektohet mirë dhe mos të përdoret në fëmijë të tjerë, sepse mund të jetë një burim për përhapjen e infeksioneve të tilla si salmonelë, dizanteri etj.

Lexo dhe: Temperatura e ulët te foshnjat, shenjat dhe trajtim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X