Ndotja në shtatëzëni: smogu depërton nëpër placentë

Ndotja e ajrit tejkalon barrierën placentale të grave shtatzëna dhe, sipas të gjitha gjasave, arrin fetusin.




0 0

Ky është rezultat i një studimi të kryer nga Universiteti Hasselt në Belgjikë dhe i botuar në revistën shkencore Nature Communication. Sipas ekspertëve, hulumtimi është prova e parë që karboni i zi i thithur nga nëna arrin në placentë.

Shumë substanca të dëmshme

Ndotja e mjedisit shkaktohet nga kombinimi i substancave të dëmshme për njerëzit që lëshohen në ajër, ujë dhe tokë dhe nga ndryshimet që këto substance pësojnë në mjedis.

Gjenden grimca të vockla të dëmshme

Duke analizuar placentën e 28 nënave që banonin në zona me një shkallë të lartë ndotjeje, studiuesit kanë identifikuar mijëra grimca të imëta të dëmshme në një milimetër kub indesh. Zbulimi i grimcave brenda barrierës placentale tregon se me shumë gjasa fetuset ekspozohen ndaj ndotjes. Ekipi po punon për të zbuluar ndotjen e karbonit në gjakun e fetusit dhe për të zbuluar nëse këto grimca shkaktojnë dëmtim të ADN-së.

Shkaktohen komplikime

Lidhja midis ekspozimit të nënës ndaj ajrit të ndotur dhe abortit, lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët pas lindjes dihet tashmë. Edhe hipertensioni dhe sulmet në zemër gjatë shtatëzanisë kanë qenë të lidhura me ndotjen. Por studiuesit tani dyshojnë se mund të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë midis grimcave të dëmshme dhe fetusit në placentë. Rezultatet tregojnë se barriera placentale e nënave nuk është e padepërtueshme nga grimcat e dëmshme.

Përveç placentës së 28 grave shtatzëna, studiuesit ekzaminuan gjithashtu placentën e grave që abortuan spontanisht dhe zbuluan se grimcat ndotëse ishin të pranioshm edhe në fetuset 12-javore.
Dëmtimi në këtë fazë përcakton gjithë jetën e bebit, pasi kjo është periudha kur fëmija ëhstë më i prekshëm sepse organet janë në zhvillim e sipër. Prandaj, për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme, është më mirë të zvogëloni ekspozimin ndaj ndotësve.

Lexo edhe: Ndotja nga makinat dëmton flokët






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Në cilën javë mund të...

Kanceri në shtatzani është një ngjarje që do ishte mirë të mos ndodhte kurrë, sepse kjo sëmundje mund të ketë një ndikim psikologjik edhe më të rëndë sesa në kohë...

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Koronavirusi në shtatzani, a ka...

Koronavirusi në shtatzani Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X