Ndotja nga makinat dëmton flokët

Sa me shume smog te kete ne vendin ku jetoni, aq me shume demtohen floket tuaj.




0 0

Ndotja mund të rrezikojë seriozisht skalpin e kokës. Smogu veçanërisht i shkaktuar nga  makinat me naftë, mund të sjellë humbje të flokëve. Një studim i Hyuk Chul Kwon nga Qendra e Kërkimit e Shkencës për të Ardhmen e Shkencës në Republikën e Koresë sugjeron se duke ekspozuar qelizat e kokës (d.m.th. ato që formojnë gjëndrat e flokëve dhe janë të prirura për rritjen e flokëve) ndaj grimcave ndotëse të makinave me naftë, zvogëlon prodhimi i proteinave të domosdoshme për rritjen e flokëve, siç është beta-katenina.

Si funksionon smogu

Efekti i smogut, veçanërisht i grimcave të imëta PM10, “varej nga doza”, që do të thotë se sa më shumë smog të ketë, aq më shumë preken qelizat përgjegjëse për rritjen e flokëve. Studimi është veçanërisht interesant sepse për herë të parë është në gjendje të nxjerrë në pah një mekanizëm të mundshëm veprimi me anë të të cilit smogu vepron në qelizat e kokës, që çon në humbje të flokëve. Një përzierje e grimcave të vogla dhe pikave të lëngshme përbëhen nga një gamë e gjerë acidesh, duke përfshirë nitratet dhe sulfatet, kimikatet organike, metalet dhe grimcat e tokës dhe pluhurit.

Shumë probleme shëndetësore

Këto grimca janë të lidhura me një seri problemesh shëndetësore për shkak të dimensioneve të tyre mikroskopike që i lejojnë ato të futen lehtësisht në mushkëri dhe të shkaktojnë dëme si në mushkëri, ashtu dhe në zemër. Lënda e grimcave ndahet në dy kategori: PM10 dhe PM2.5. PM10 i referohet grimcave me një diametër prej 10 mikrometër ose më pak dhe PM2.5 i referohet grimcave me diametër 2.5 mikrometra ose më pak. Të dy kategoritë besohet të jenë ndotësit kryesorë, por ndërsa efektet e tyre në shëndetin kardiak dhe të frymëmarrjes janë studiuar në mënyrë aktive, ato në lëkurë dhe flokë nuk janë përcaktuar.

Hulumtimi përdori qelizat e lëkurës së kokës njerëzore që gjenden në bazën e gjëndrave të flokëve dhe të ekspozuar ndaj një sërë përqendrimesh të grimcave me naftë dhe pluhur të ngjashëm me PM10. Pas një periudhe prej 24 orësh, studiuesit zbuluan se PM10 dhe lëndët e grumbulluara nga pajisjet me naftë ulin nivelet e beta-kateninës, një proteinë përgjegjëse për rritjen e flokëve. Studiuesit zbuluan se sa më të larta të jenë nivelet e ndotjes, aq më të ulëta janë nivelet e proteinave në flokë.

Lexo edhe: A nxit aloe vera rritjen e flokëve, përfitimet prej saj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X