Myku i gojes tek laktanti

0 0

Myku i gojës është një infeksion kërpudhor i shkaktuar nga një tip i veçantë kërpudhe (Candida albicans) e cila prek të porsalindurin, sidomos në periudhën e gjidhënies.

Candida albicans është i njëjti shkaktar që krijon edhe skuqjet e mëdha në zonën e bebelinës si edhe candidën vaginale. Myku oral zakonish shfaqet gjatë 6 muajve të parë të jetës, dhe zakonisht merret gjatë kalimit të fëmijës në kanalin e lindjes. Fillimisht shfaqet në gojë, në gjuhë, në xhinxhivat, në brendësi të faqeve dhe në disa raste edhe në buzët e fëmijës. Myku mund të shfaqet tek fëmija në formën e pikave të bardha, të cilat nuk janë të njëjta me mbetjet e qumështit. Nëse përpiqeni t’i hiqni ato mund të shkaktojnë inflamacion dhe në disa raste edhe dalje gjaku.

Çfarë duhet të bëjmë?

Myku në përgjithësi nuk është i rrezikshëm dhe mund të zhduket brenda disa javësh. Për të evituar ndonjë problem të mundshëm, sidomos infeksion të cilat mund ta vështirësojnë gjidhënien, duhet të ndërhyni në kohën e duhur.

Ja si duhet të veproni:

• Pas çdo pirje, qoftë në gji apo në biberon, duhet të pastroni gojën e fëmijës me anën e një garze sterile të zhytur në solucion fiziologjik. Një alternativë shumë e mirë do të ishte edhe përdorimi i ujit me sodë, e cila duhet të përgatitet duke hedhur një lugë sodë në një gotë me ujë të zier.
• Në rast se problemi nuk po zgjidhet mund të merrni në farmaci anti-mykotikë, të cilët mund të jenë në formë lëngu ose xheli. Kjo përbërje duhet përdorur disa herë gjatë ditës derisa të zhduken plotësisht simptomat. Gjithsesi duhet të merrni fillimisht rekomandimin e mjekut pediatër.
• Në rast se fëmija ka temperaturë të lartë, të vjella, kollë apo diarre duhet të shkoni menjëherë tek mjeku i fëmijës, i cili do të bëjë një diagnostikim të gjendjes së fëmijës për të përshkruar më pas terapinë e nevojshme.

Rëndësia e higjenës

Ashtu si edhe shumë infeksione të tjera që mund të prekin të porsalindurin, edhe myku merret nëpërmjet kalimit të fëmijës në kanalin e lindjes dhe simptomat e tij mund të lehtësohen duke përmirësuar kushtet higjenike të fëmijës. higjena duhet të jetë e një niveli shumë të lartë, dhe këtu flasim qoftë për trupin e fëmijës edhe për objektet e tij të cilat duhet të sterilizohen.
• Para çdo vakti që fëmija do të pijë në gji apo biberon, duhet të lani mirë duart pasi shpesh mund të bëhen mjet transporti për bakteriet.
• Gjatë gjidhënies duhet të mbani një higjene shumë të mirë të gjirit. Thithat duhet të pastrohen gjithmonë me shumë kujdes sa herë që fëmija do të pijë.
• Nëse fëmija ushqehet me biberon, pas çdo vakti që ai ka pirë nuk duhet të mjftoheni vetëm me larjen e shishes, por duhet të sterilizoni atë bashkë me kokat e silikonit/llastikut. E njëjta gjë vlen edhe për çuçon. Në këtë rast këto objekte duhet të ndërrohen shumë shpesh.

Lexoni edhe: Ja cfare e shkakton mykun tek femijet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X