Myku është një infeksion kërpudhor që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit të fëmijës. Në zonën e gojës mund të shfaqet: në gjuhë, qiellzë, zonën e brendshme të faqeve si edhe në sipërfaqen e brendshme të buzëve. Myku do të dallohet nga mbetjet e qumështit falë irritimit që shkakton në rast se kruhet.
Si transmetohet?
Zakonisht merret nga nëna, dhe pikërisht nëpërmjet kalimit të fëmijës në kanalin e lindjes. Nëse nëna ka një infeksion qoftë edhe të lehtë kërpudhor (candida), fëmija e merr dhe shfaq simptoma gjatë javëve të para të jetës. Gjithashtu “candida albicans”, (përgjegjësi për këtë myk) mund të shfaqet edhe tek thithat duke u transmetuar tek fëmija gjatë pirjes së gjirit. Gjithashtu burim infeksioni mund të bëhet edhe thithi i biberonit si edhe çerdhja. Myku mund të shfaqet edhe në zonën e bebelinës.
Kujdes me higjienën
Myku nuk është një infeksion i rrezikshëm, megjithatë duhet kuruar pasi shkakton bezdi tek fëmija. Ndërkohë kujdes!
- Mos i vendosni fëmijës në gojë biberonin apo çuçon e dikujt tjetër edhe nëse bëhet fjalë për binjakun e tij;
- Kuroni thithat duke përdorur një medikament anti-mykotik;
- Sterilizoni çuçot dhe biberonat e fëmijës me anën e zierjes, kjo pasi candida albicans largohet vetëm në temperaturë 55 gradë e sipër. Absolutisht nuk duhet të fusni cucot apo biberonat e fëmijës në gojën tuaj për t’i pastuar.
Lexoni edhe: Gjuha e bardhe te femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu