Gjuha e bardhe tek femijet

0 1

Cfarë është gjuha e bardhë?

Gjuha e bardhë tek fëmijët mund të krijohet si pasojë e një infeksioni apo e një higjene jo të mirë orale. Në disa raste mund të krijohet edhe nga aroma e keqe e frymëmarrjes së fëmijës. Në të gjitha rastet duhet verifikuar shkaku në mënyrë që të bëhet trajtimi i duhur.

Cilat janë shkaqet?

Gjuha e bardhë shfaqet kur në gojën e  fëmijës nuk ka sasi të mjaftueshme pështyme dhe kjo bën që të formohet një shtresë e bardhë e dukshme. Kjo mund të ndodhë edhe në rastet kur fëmija është me frymëmarrje të bllokuar dhe i duhet të marrë frymë me gojën hapur, gjë e cila shkakton tharje të gojës. Gjithashtu shkaktar tjetër mund të bëhet edhe temperatura, një ushqyerje jo e mirë, përdorimi i medikamenteve të caktuara etj.

Pikat e kuqe që shoqërojnë shtresën e bardhë

Në rast se në gjuhën e fëmijës do të shfaqen edhe pika të kuqe të cilat e bëjnë atë të ngjajë me një luleshtrydhe, do të kemi të bëjmë me skarlatinën. Nëse ndodh kjo duhet të shkoni tek mjeku. Nëse gjatë muajve të nxehtë në gjuhën e fëmijës shfaqet një shtresë e bardhë e shoqërtuar me pika të kuqe në trup, do të kemi të bëjmë me sudaminën.

Myku i fëmijës

Myku shkaktohet nga candida albicans dhe mund të dëmtojë edhe nënën, për këtë arsye është shumë e rëndësishme të trajtohet sa më parë dhe në mënyrën e duhur. Në disa raste, gjatë trajtimit këshillohet ndërprerja e gjidhënies.

Si mund ta trajtojmë?

Mund të ketë shumë mënyra për të trajtuar këtë problem, por si fillim duhet të kujdeseni për të pasur një higjenë të mirë orale, duke përdorur edhe një shpëlarës anti-bakterial. Gjithashtu mund të kontrolloni që fëmija të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, të konsumojë më pak sheqerna dhe më shumë kos. Mund t’ju vijë në ndihmë përdorimi i një furçe të vogël me të cilën fëmija mund të pastrojë gojën. Në disa raste mund të nevojitet marrja e medikamenteve të përshkruara nga pediatri.

Artikuj te ngjashem: https://www.pernenat.al/myku-i-gojes-tek-laktanti/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X