Mjafton një shikim në sy me fëmijën, ja çfarë ndodh në trurin e tij dhe të nënës

Ka një moment kur truri i nënës dhe fëmijës sinkronizohen, duke u lidhur emocionalisht mes tyre. Kjo ndodh kur nëna dhe foshnja e saj shikojnë sytë e njëri-tjetrit




0 1

Një lidhje unike dhe e veçantë

Lidhja mes nënës dhe fëmijës është unike, e pandashme dhe e veçantë. Këtë e vërteton jo vetëm dashuria e përjetshme dhe e pafundme që çdo grua ndjen ndaj krijesës që ka sjellë në botë, por edhe shkenca. Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, në Universitetin e Kembrixhit, një nënë dhe fëmija i saj kanë nevojë vetëm për një vështrim për të kuptuar njëri-tjetrin, për të akorduar dhe për të sinkronizuar trurin e tyre.

Studimi

Studimi u krye nga Victoria Leong, një studiuese e Universitetit të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet janë botuar në revistën e specializuar Pnas. Studimi ekzaminoi shtatëmbëdhjetë nëna me shtatëmbëdhjetë të porsalindurit e tyre përkatës, me një moshë mesatare prej tetë muajsh. Grupi iu nënshtrua disa eksperimenteve. Testet synonin të nxirrnin në pah çdo lidhje midis aktivitetit të trurit të foshnjave dhe të prindërve të tyre kur shikonin në sytë e njëri-tjetrit.

Dijetarët kanë monitoruar çiftet nënë-fëmijë me një pajisje EEG (elektroencefalogram), e cila u ka lejuar atyre jo vetëm që të matin, por edhe të regjistrojnë aktivitetin e tyre të trurit. Hulumtimi u nda në dy faza: e para, e cila kërkonte që nëna të këndonte një këngë ndërsa shikonte në sytë e fëmijës të saj, u pasua nga e dyta në të cilën nëna vazhdoi të këndonte, por jo duke parë fëmijën.

Rezultatet

Doli se, me të vërtetë, ka një moment kur truri i nënës dhe fëmijës sinkronizohen, duke u lidhur emocionalisht mes tyre. Kjo ndodh kur nëna dhe foshnja e saj shikojnë sytë e njëri-tjetrit: ekzaktësisht në atë moment në fakt, veprimtaria neuronale e foshnjës përputhet në mënyrë të përkryer me atë të nënës.

“Kur i rrituri dhe fëmija shikojnë njëri-tjetrin, ata po sinjalizojnë gatishmërinë dhe qëllimin e tyre për të komunikuar bashkë”, – Tha Leong.

Pra, të dashura nëna, çfarë po prisni? Shikoni në sytë e fëmijës tuaj për të forcuar dhe për ta bërë marrëdhënien tuaj edhe më të pandashme!

Lexo edhe: Lindja e një fëmije e bën trurin më të mprehtë për vitet pasardhëse






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X