Lindja e një fëmije e bën trurin më të mprehtë për vitet pasardhëse

Nënat e reja që po luftojnë me efektet negative në tru pas lindjes së fëmijëve dhe po kalojnë netë pa gjumë, tashmë mund të gëzohen.




0 0

Kjo pasi një studim ka nxjerrë përfundimin se lindja e një fëmije, mund t’i bëjë nënat mendërisht më të mprehta në jetën e mëvonshme.

Ato e kanë trurin “më të freskët” se sa gratë që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, thotë studimi tek 12 mijë paciente.

Edhe në moshën e mesme, truri i  grave është deri në gjashtë muaj më i ri, dhe të paturit një fëmijë deri në moshën 5 vjeç duket se shkakton një efekt të mire për lëndën gri në tru.

Ekspertët besojnë se nënat mund të përfitojnë nga estrogjeni, hormoni që prodhohet në shtatëzani, ose të kenë një forcim të sistemit të tyre imunitar nga mbajtja e një fëmije.

“Kur ju shikoni faktorët që ndikojnë në mënyrën se si ne plakemi, duke pasur fëmijë bëni një ndryshim në trurin tuaj” tha Dr Ann-Marie de Lange, autori i parë i studimit nga Universiteti i Oslos.

“Gratë që kanë fëmijë mund të përfitojnë nga efektet pozitive më vonë në jetë, të cilat mund të lindin sepse hormonet ose faktorët imunitarë që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijëve kanë një efekt mbrojtës kundër plakjes së trurit.”

Studimi përdor skanime të trurit të grave të moshës së mesme, me një moshë mesatare 54 vjeç, të cilat ishin pjesë e studimit gjenetik Biobank në Mbretërinë e Bashkuar. Më shumë se 9,500 e grave ishin nëna.

Studiuesit analizuan trurin e tyre bazuar në materien dhe vëllimin gri, përfshirë edhe zona të rëndësishme për kujtesën, siç është hipokampusi.

Ata zbuluan se trutë e grave që ishin bërë nëna ishin rreth gjashtë muaj më të rinj biologjikisht sesa ato të grave të tjera.

Studimi është botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

Lexo edhe: Më e vështirë të kthehesh në punë pas lindjes apo të qëndrosh në shtëpi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X