Mengjesi i femijes? 5 gabimet qe bejne nenat

0 0

Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm pasi e bën ditën të fillojë në mënyrën e duhur. Megjithatë, edhe pse të gjithë e dimë rëndësinë e tij vazhdojmë të bëjmë disa gabime, të cilat shpesh bëhen nga mungesa e njohurive në lidhje me sasinë e ushqimit që duhet të hajë fëmija, si edhe nga variacioni i ushqimeve që duhet t’i ofrohen në këtë vakt.

Cilat janë gabimet më të shpeshta që prindërit bëjnë?

  1. Shumë ëmbëlsira

Shpesh mangjesi i fëmijës fillon me konsumimin e disa biskotave, kruasatnëve dhe ushqimeve të tjera të ngjashme të cilat përmbajnë sheqer. Në të vërtetë ju duhet ta bëni fëmijën të hajë drithërat (çerealet), musli (i gjeni në çdo supermarket) etj, të cilat pasi përmbajnë më pak sheqer dhe i japin fëmijës shumë energji.

  1. Ngrënia e ushqimeve të blera në supermarket

Nëse fëmijës tuaj nuk i pëlqejnë drithërat apo musli ju nuk duhet t’i jepni atij një copë kek apo një kruasan të blerë në dyqan. Do të ishte më e këshillueshme të përgatisni kruasanë, kek, tortë me fruta apo diçka tjetër në shtëpi, pasi janë shumë më të shëndetshme.

  1. Nuk keni një menu të pasur

Shumë nëna kanë tendencën t’i japin fëmijës të hajë çdo ditë të njëjtat gjëra dhe kjo është diçka e gabuar. Ai duhet të marrë elementë të ndryshëm ushqyes, dhe kjo nuk arrihet vetëm me anën e një ushqimi. Gjithashtu ju duhet të dini se fëmija kur ka mundësi zgjedhje ha më shumë ushqim.

  1. Pak qumësht, fruta dhe drithëra

Janë ushqime shumë të shëndetshme dhe të rëndësishme për t’u konsumuar në mëngjes, pasi e mbrojnë fëmijën edhe nga obeziteti.

  1. E konsumoni mëngjesin shumë shpejt

Jeni vonë për në punë? Fëmijët janë vonë për në shkollë apo kopësht? E dini se çfarë gabimi bëjnë shumë prindër? Nga nxitimi e konsumojnë mëngjesin gjithmonë në këmbë dhe kjo është diçka e gabuar. Përpiquni të zgjoheni pak më shpejt. Ky është një vakt që duhet të konsumohet në tavolinë, duke qënë të gjithë bashkë, duke qënë në qetësi.

Lexoni edhe: Rutina e ushqyerjes se femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X