Ushqyerja e femijes 2-3 vjec

0 0

Si viti i 2-të i jetës, ashtu dhe i 3-ti, shpesh quhen nga prindërit edhe vitet e “tmerrshme”, sepse nazet dhe kundërshtimet janë të përditshme, si për ushqimin ashtu edhe për situata të tjera. Në fakt në këtë mënyrë fëmija arrin të formojë personalitetin e tij, pra duhet të keni durim. Mendoni se si ndihet një fëmijë në këtë moshë që ecën, vrapon vetë, në krahasim me kohën kur varej nga prindërit. Ai po shijon “fitoret” e tij dhe kjo i shton besimin në vetvete duke menduar, “tani që eci vetë, shkoj ku të dua unë”. Po kështu ai kënaqet duke thënë “tani ha sa dua vetë dhe ha atë që dua”. Prandaj në këtë kohë duhet të përpiqemi ta mësojmë të ushqehet i lirë, pa e detyruar të hajë gjithmonë atë që i japim ne.
Shumë prindër janë të shqetësuar rreth ushqyerjes së fëmijës së tyre në këtë moshë. Fëmijët bëhen nazeli, duan vetëm disa ushqime, nxjerrin ushqimin etj. Duhet të kuptoni se kjo është normale dhe do të kaloj. Sigurisht nuk ka dy fëmijë njësoj dhe ka dallime midis tyre. Mund të ndodhë që edhe për të njëjtin fëmijë oreksi të jetë pak më i mirë se disa muaj më parë, por ende nuk është ajo që shumë prindër ( ose gjyshër ) mendojnë se duhet të jetë. Shprehja “Fëmija im nuk ha fare” është një ankesë e zakonshme kur fëmija shkon për vizitë kontrolli tek mjeku.
Në këtë moshë fëmija mund të ketë nevojë që midis vakteve të hajë diçka.
Ndonjëherë fëmijët i përshkruajnë si nazeli, por mund të ndodhë qe ata te kenë gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar). Në disa raste ata mund të pëlqejnë vetëm disa ushqime si reçeli, sanduiçat, makaronat, djathi etj. Cdo fëmijë në këtë moshë zakonisht, i pëlqejnë ushqimet e thjeshta që i “njeh”, nuk i pëlqejnë përzierjet dhe dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të.
Gjatë kohës që ushqehet, fëmija ndonjëherë kërkon më shumë vëmendjen e prindërve dhe ende në mjaft raste luan me ushqimin. Kujdes!
Mënjanoni:
– Arrat.
– Karamelet e forta.
– Kokrrat e rrushit.
– Perimet e forta të gjalla.
Kontrolloni sasinë e ëmbëlsirave që fëmija konsumon dhe mënjanoni ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese për të.
Çfarë është ushqyerja e shëndetshme për një fëmijë të rritur?
Fëmija ka nevojë që nëpërmjet ushqimeve të marri të gjitha lëndët ushqyese që e lejojnë të rritet, të lëvizi, dhe jetoj.
Lëndët ushqyese që janë të nevojshme për çdo njeri, janë të ndara në 5 grupe të mëdha sipas përmbajtjes së lëndëve që ato kanë:
1- Proteinat.
2- Karbohidratet (sheqernat).
3- Yndyrat.
4-Vitaminat.
5- Kripërat minerale si hekuri, zinku, kalciumi, jodi etj.
Këtyre lëndëve u duhet shtuar edhe uji, i cili ka rëndësi shumë të madhe për njeriun, sepse trupi është vendi ku ndodhin të gjitha reaksionet kimike. Uji ka rëndësi më të madhe tek fëmija i vogël sesa tek i rrituri, duke qenë se ai përbën rreth 80% të peshës ( tek i porsalinduri ), ndërsa tek i rrituri zë afërsisht 50 % të peshës.
Organizmi i fëmijës ka nevoja jetike për energji dhe materialet e rritjes të cilat merren nga proteinat, yndyrat dhe sheqernat. Kripërat dhe vitaminat, edhe pse nuk japin energji, janë mjaft të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ato sigurojnë që të kryhen si duhet të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në organizëm.
Por një ushqyerje e mirë nuk ndikon vetëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Ne e dimë tashmë se nëpërmjet ushqyerjes mund të parandalohen disa sëmundje të aparatit tretës ( për shembull sëmundje të lidhura me gjendjet alergjike ), por më e rëndësishmja është se një ushqyerje e mirë siguron që organizmi i fëmijës kur të rritet të ketë shëndet të mirë, duke parandaluar në të ardhmen shfaqjen e disa sëmundjeve të rrezikshme si tensioni i lartë, obeziteti, diabeti, skleroza e arterieve të zemrës dhe të trurit.
Me ushqyerje të shëndetshme për fëmijën, kuptojmë marrjen e atyre ushqimeve të cilat i japin atij të gjitha lëndët ushqimore të përmendura më lart.
Ushqimet, mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë, ndahen në pesë grupe kryesore:
Drithërat ( Buka, mielli, makaronat etj ) të cilat janë të pasura me karbohidrate.
Qumështi dhe prodhimet e tij, të cilat janë të pasura me proteina, në disa minerale si kalciumi, si dhe me vitamina.
Mishi, prodhimet e detit, vezët, bizelet, fasulet dhe thjerrëzat, të cilat quhen bishtajore dhe janë të pasura me proteina.
Frutat dhe perimet të cilat janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale.
Vaji dhe gjalpi, që përmbajnë përmbajnë yndyrnat, të cilat japin pjesën më të madhe të energjisë së nevojshme për fëmijën.
Marrja e proteinave
Duhet të pakësohet lehtësisht gjatë vitit të 2-të dhe të 3-të të jetës, në krahasim me periudhën midis vitit të 1-rë dhe të 2-të. Gjithashtu duhet pakësuar marrja e proteinave me origjinë shtazore dhe duhet shtuar ajo e proteinave me origjinë bimore, duke shtuar për shembull sasinë e bishtajave ( fasule, thjerrëzave, bizele, mashurka ) dhe pakësuar sasinë e mishit, djathit etj.
Sasia e yndyrnave
Duhet gjithashtu të pakësohet nga 40% të kalorive totale në 30%, si tek të rriturit. Përsa i përket burimit të yndyrnave, është mirë të përdoren më shumë yndyrnat me origjinë bimore sesa gjalpi ( yndyrë me origjinë shtazore ), pra vajrat si ai i ullirit, misrit, lulediellit etj.
Karbohidratet
Preferohet orizi, makaronat në supë dhe më vonë makaronat të gatuara si për të rriturit.
Sheqernat e thjeshta duhen përdorur në doza të pakta dhe pjesën më të madhe të tyre duhet ta përbëjnë sheqernat që gjenden tek frutat.

Lexoni edhe: Si ta ushqejme femijen shendetshem gjate pasdites? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X