Me vajzën e vogël në dyqan seksi, ja çfarë i bleu. Shpjegimi i psikologes Lorela Garuli

0 0

 

Mënyra sesi të rriturit e kalojnë kohën është tërësisht zgjedhja e tyre dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë, por kur në situata të papërshtatashme përfshihen fëmijë, ndjeshmëria është më e madhe e për rrjedhojë pasojnë kritikat. Kështu ka ndodhur edhe me Austin McBroom, i njohur për kanalin e tij në Youtube.

Ai ka qenë në një dyqan seksi, por ajo që ka ngritur shqetësime tek ndjekësit ka qenë fakti se shoqërohej nga një vajzë e vogël, që mendohet se është e afërmja e bashkëshortes së tij.

Jo vetëm kaq, por ai i ka blerë vajzës një gjel sheqeri në formë penisi, ia ka dhënë në çantë dhe i ka thënë të mos ia tregojë askujt. Ka qenë vetë McBroom që e ka shpërndarë videon në Tëiter ku edhe ka bërë humor duke thënë “Jam në telashe, e pëlqeu aq shumë saqë nëse nuk do t’ja blija, do e vidhte vetë”.

Kjo video ka ngjallur shumë komente negative te ndjekësit, por vetë familja nuk ka reaguar.

Po a është e përshtatshme të merren fëmijët në ambiente të tilla? Shpjegimi i psikologes Lorela Garuli

Sigurisht që një nga sfidat e prindërimit ka të bëjë me edukimin seksual, madje mund ta konsiderojmë këtë aspekt si “thembrën e Akilit” të edukimit, duke qenë se prindërit kanë shumë dilema dhe vështirësi sesi të komunikojnë me fëmijët e tyre lidhur me këto cështje. Kësaj i mbivendoset dhe fakti që media vizive dhe virtuale i jep fëmijëve gjatë gjithë kohës, në mënyrë direkte dhe indirekte, informacione me karakter të lartë seksual duke e ndërlikuar këtë aspekt për fëmijët, të cilët duhet absolutisht të mbrohen nga rreziku i keqinformimit dhe edukimit te zhdrejtë seksual.

Është patjetër e domosdoshme që fëmijët të informohen dhe edukohen në mënyrën e duhur dhe nga burime të sakta e të besueshme. Sex shop-et nuk janë të tillë. Përkundrazi, ato mund të deformojnë konceptin që një fëmijë mund të krijojë për aktin dhe organet seksuale. Mjafton të kujtojmë se me cfarë qëllimi është krijuar ky biznes; qëllim që nuk ka të bëjë me përcjelljen e informacioneve e njohurive me karakter seksual tek fëmijët.

Kështu që, e mira është që fëmijët të mos jenë në kontakt me to. Dhe nëse rastësisht ndodh që të shikojnë apo të dëgjojnë per sex shop-et, është detyrë e prindit t’i sqarojë qetësisht se cili është funksioni i tyre dhe pse janë të papërshtatshme.

Lexo edhe: A ndikojne zakonet e nenes shtatzane ne orientimin seksual te femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X