A duhen ndarë lodrat sipas gjinisë së fëmijës?

0 0

Kështu, prindërit janë të prirur që për djem të blejnë disa lodra të caktuara si makinë, aeroplanë, mjete lufte etj, dhe për vajzat kukulla, sete të ndryshme kuzhine ose për punë të ndryshme shtëpie.

Kjo ndodh sepse prindërit kanë frikë që nëse e mësojnë fëmijën me lodrat e gjinisë tjetër, kjo gjë do të ndikojë negativisht në të ardhmen, duke dëmtuar fëmijën.

Në fakt, psikologët thonë se fëmija duhet lënë tërësisht i lirë të zgjedhë vetë lodrat me të cilat dëshiron të luajë dhe prindi nuk duhet asnjëherë t’i imponojë dëshirat e tij.

Kur fëmija juaj është vajzë, është e kuptueshme që lodra e parë do të jetë kukulla. Po në rastin e djemve? A është e këshillueshme që djemtë të luajnë me kukulla? Së pari duhet të mos keni paragjykime mbi lodrat dhe t’i lejoni fëmijës të shuajë kuriozitetin e tij, sepse kjo është thjesht një fazë e fëmijërisë që nuk do të ndikojnë në seksualitetin e tij.

Ekspertët thonë se loja me kukulla i mëson fëmijës aftësitë prindërore, ndjenjën e përgjegjësisë, dashurisë e për rrjedhojë kur të rritet do të dijë të kujdeset më mirë për vete dhe per personat të cilët do të kenë nevojë.

Kukulla mund të jetë ide e mirë edhe në rastin kur jeni shtatzënë dhe doni të mësoni fëmijën tuaj të madh të dojë e të mirëpresë motrën ose vëllain.

E njëjta gjë vlen edhe për vajzat të cilat mund të luajnë me lodra të djemve. Kjo është një fazë kalimtare në të cilën vajza preferon të imitojë babain ose vëllain, por nuk do të ndikojë më vonë tek ajo.

Lexo edhe: Keto jane lodrat qe nuk duhet t’i blini asnjehere femijes suaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X