“Është vërtetuar tashmë se bebet që ushqehen me qumësht formule janë më të rrezikuar nga obeziteti. Por studimi ynë ka zbuluar se edhe bebet që ushqehen me gji mund të jenë po aq të rrezikuar nëse nënat e tyre hanë më shumë ushqim sesa duhet. Gjithashtu këto bebe mund të jenë të rrezikuar edhe nga disa probleme të tjera shëndetësore si diabeti, puberteti i avancuar dhe reduktimi i fertilitetit”, tha autorja kryesore e studimit Dr. Mengjie Wang.
Wang nënvizoi se tani fëmijët në të gjithë botën po e përjetojnë pubertetin në një moshë më të hershme se dikur. Kjo mund të jetë si pasojë e obezitetit tha ajo. Studime të mëparshme tek kafshët kanë treguar se mbiushqyerja e bebeve pas periudhës së ushqyerjes me gji mund të avancojë kohën e pubertetit por ende nuk e dimë sesi ndikojnë lëndët ushqyese që merren nëpërmjet gjidhënies në sistemin e riprodhimit.
Për të parë se si ndikojnë lëndët ushqyese që merren gjatë gjidhënies në avancimin e pubertetit, Wang eksperimentoi me minjtë duke u dhënë disa nënave të reja (miushe) një dietë të pasur me yndyra, gjatë kohës që ushqenin të vegjlit e tyre me gji. Ndërsa një grup tjetër nënash miushe u ushqyen me një dietë të shëndetshme dhe më të balancuar gjatë gjidhënies.
Wang zbuloi se mbiushqyerja e nënave gjatë gjidhënies mund të shkaktonte obezitet tek të vegjlit e tyre dhe fillimin e pubertetit në një kohë shumë më të hershme se moshatarët e tyre, të cilët ishin ushqyer me gji nga nëna të cilat ishin ushqyer me një dietë më të shëndetshme.
Wang u shpreh se ky zbulim ofron prova që tregojnë se dieta e nënave gjatë gjidhënies ndikon në mënyrë thelbësore në obezitetin e bebeve si edhe në moshën kur fëmijët do të fillojnë fazën e pubertetit. Ky është një zbulim i madh për botën mjekësore pasi puberteti i hershëm është shkaktar i shumë sëmundjeve tek të rriturit, ndaj duke e eliminuar këtë problem që në fillimet e tij, mundësitë për tu shqetësuar në periudha të mëvonshme do të jenë më të vogla.
Lexoni dhe: Doktoret nuk mund te bindin prinderit se femijet e tyre jane mbi peshë
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu