Doktorët nuk mund të bindin prindërit që fëmijët e tyre janë obezë. Këtë gjë e zbuloi një studim i ri që përfshinte 109 nëna dhe baballarë, nga të cilët 53% refuzuan të pranonin se konstatimi i doktorit për peshën e fëmijëve të tyre ishte i vërtetë. Dhe vetëm 13% e tyre bënë ndryshimet e nevojshme në dietën e fëmijëve sipas rekomandimit të doktorëve, ndërsa pjesa tjetër vendosi të mos bënte asnje ndryshim pavarësisht këshillave të doktorëve.
“Ndërkohë që numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që janë mbipeshë apo obezë rritet, prindërit refuzojnë ta pranojnë këtë gjë. Një nga arsyet për këtë problem është se ata nuk e kuptojnë plotësisht se si funksionon indeksi i masës trupore”, thonë studiuesit.
Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, për faktin se indeksi i masës trupore nuk është një matës i vertetë i shëndetit, ekspertët bien dakord se të gjithë fëmijët duhet ta matin indeksin e masës trupore çdo vit. Këto matje tregojnë peshën e përshtatshe për gjatësinë trupore. Me anë të këtyre matjeve gjithashtu mund të vlerësohet nëse një fëmijë është nënpeshë po mbipeshë. Duke patur parasysh rezultatet e indeksit të masës trupore të fëmijëve doktorët mund të rekomandojnë ndryshime në dietën e fëmijëve në mënyrë që ata të arrijnë një peshë normale.
Por jo gjithmonë ndodh kështu, pasi prindërit refuzojnë të besojnë mbipeshën e fëmijëve të tyre. Në një tjetër studim rreth 86% e nënave me fëmijë mbipeshë nuk e marrin fare në konsideratë faktin se fëmijët e tyre ishin mbipeshë dhe që duhet të bënin ndryshime në dietën e tyre. Kështu që zbulimi i studimit të ri, i cili fakton se rekomandimet e mjekëve për fëmijët mbipeshë bien në veshin e shurdhër të prindërve dhe kjo gjë nuk është diçka surprizuese.
“Një pjesë tjetër e problemit është që prindërit mendojnë se fëmijët mbipeshë do ta humbin peshën gjatë rritjes.” thonë studiuesit. Ndaj mjekët pediatër, inferimerët e shkollave dhe mësuesit e edukimit fizik duhet të ndihmojnë prindërit të kuptojnë faktin se fëmijët mbipeshë kanë 70% më shumë mundësi të mbeten mbipeshë edhe pasi të kalojnë moshën e rritjes.
lexoni dhe: Obeziteti ne femijeri, gjashte rregullat qe e luftojne ate
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu