Lindja në shtëpi shkon keq, nëna në rrezik për jetën

0 0

Ka ende shumë nëna që mendojnë të kryejnë lindje në shtëpi. Kështu ka ndodhur edhe më një nënë në pritje të fëmijës së parë. Por, gjithçka ka shkuar keq dhe ajo ka vënë në rrezik serioz jetën e saj dhe të bebit.

Claire ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, kur mori vendimin që do ta bënte lindjen në shtëpi. Pasi kishte dëgjuar se edhe në shumë spitale, kryesisht me lindjen merreshin mamiet, mendoi se nuk do të ishte shumë e nevojshme prezenca e një stafi të madh mjekësor dhe u mjaftua me konsultën e zhvilluar tek një mami të vjetër me përvojë.

Vendimi për të bërë lindjen në shtëpi

Akal, mamia që kontaktoi, ishte një grua e vjetër në këtë profesion, me shumë eksperiencë, por si e tillë nuk zotëronte ndonjë pajisje moderne. Claire e vuri re diçka të tillë, por nuk u shqetësua sepse mendoi që nuk do të nevojitej asgjë më shumë.

Para lindjes, ajo telefonoi edhe të ëmën, e cila e këshilloi të shkonte në spital pasi dyshonte se mund të kishte një lindje të vështirë. Por ajo nuk ia vuri veshin.

Lindja në shtëpi shkon keq

Kur filluan kontraktimet, e ëma dhe mamia kishin mbërritur në shtëpinë e saj që të asistonin në lindje. Por, gjërat filluan të përparonin shumë ngadalë. Kjo e shqetësoi tepër nënën e Claire, me tepër se atë vetë, që e kishte lindjen e parë dhe nuk i dinte rreziqet.

Ajo vazhdimisht priste që gjithçka të mbaronte, ndërkohë që nuk kishte asnjë shenjë të tillë. Nëna e ardhshme kaloi 12 orë duke shtyrë dhe ende asgjë. Mamia e inkurajonte duke i thënë se mund të shihte kokën e bebit, por në të vërtetë nuk dukej asgjë.

Nëna në rrezik për jetën

Kur çdo shpresë po i shuhej Claire kërkoi një ambulancë, ndërsa mamia e kundërshtoi me premtimin se gjërat po shkonin mirë dhe shumë shpejt ajo do të lindte fëmijën. Por, në atë moment e ëma mori makinën dhe e dërgoi në spital.

Sapo mbërritën atje mjekët u shokuan nga gjendja e saj shumë serioze. Për shkak të 12 orëve të mundimshme duke shtyrë, veshkat e saj kishin dështuar, pra i kishte ndodhur ajo që në gjuhën mjekësore quhet bllok renal dhe frika për organet e tjera ishte e madhe.

Lindja shkon me sukses

Mirëpo i duhej ndërhyrë menjëherë për të bërë lindjen me operacion cezarian. Fatmirësisht fëmija erdhi në jetë i shëndetshëm, ndërsa nëna duhej të kujdesesj shumë për shëndetin e saj. U desh një kohë e  gjatë me kontrolle të vazhdueshme mjekësore që ajo të rikuperonte dëmet e shkaktuara nga gjithçka ndodhi në shtëpi. Ajo gjithashtu duhet të ketë shumë kujdes me veshkat në shtatzanitë e saj të radhës.

Lexo edhe: Lindja e femijes ne shtepi, mjeket ne alarm






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X