Lindja me operacion është kthyer në një praktikë tepër të shpeshtë vitet e fundit, por kohët e fundit studiuesit kanë shprehur se kjo metodë e ardhjes në jetë mund të shkaktojë edhe disa ndryshime në gjenetikën e fëmijës, gjë e cila mund të bëjë atë më të rrezikuar për t’u prekur nga disa probleme shëndetësore.
Lindja me operacion dhe ndryshimi i gjenetikës së bebes
Në momentin që fëmija vjen në jetë nga një lindje me operacion, në qelizat e tij mund të ndodhin disa ndryshime, të cilat vihen në dukje nga disa faktorë të caktuar ambientalë. Pra gjenet mund të “ndizen dhe fiken” sipas funksioneve që trupi duhet të kryejë në varësi të ambientit që e rrethon. Një tjetër faktor që ndikon në ndryshimin e gjeneve është edhe dieta ushqimore si edhe substancat helmuese, ndryshime të cilat do të trashëgohen edhe në brezin pasardhës. Studimi u krye duke analizuar qelizat staminale të kordonit ombelikal të fëmijëvë që erdhën në jetë me operacion dhe me lindje natyrale.
Përfundimet e studimit
Sipas tyre ndryshimet gjenetike kishin kryesisht lidhje me rritjen e rrëzikut të shfaqjes së problemeve metabolike si edhe të sistemit imunitar. Në momentin e lindjes natyrale fëmija përjeton stres, gjë që e bën atë të aktivizojë sistemin imunitar menjëherë për t’u përgatitur për jetën pas lindjes, dhe kjo nuk ndodh tek lindja me operacion të planifikuar, pra që proçesi i lindjes nuk ka filluar ende në mënyrë natyrale. Krahas këtyre, ndryshimet gjenetike mund të shkaktojnë edhe rritje të rrezikut të shfaqjes së patologjive të tjera në vitet në vazhdim.
Lexoni edhe: Plaga e operacionit cezarian, ja cfare duhet te dini
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu