Plaga e operacionit cezarian, ja cfare duhet te dini

0 0

Në kohët e sotme shenja e operacionit çezarian është më pak e dukshme krahasuar me kohët e mëparshme, duke e bërë atë të duket më estetike. Gjithçka ndodh për shkak të mënyrës së qepjes që aplikohet.

Si bëhet qepja e plagës?

Në ditët e sotme përdoren fijet që shkrihen (bien vetë), ndërsa shtresat e sipërme të lëkurës janë shtyrë drejt njëra-tjetrës dhe më pas është aplikuar një qepje me anën e “ngjitjes” e cila largohet vetë. Megjithatë jo të gjithë spitalet e përdorin këtë metodë. Metoda më e përdorur (sidomos në spitalet shtetërore), është ajo e qepjes me anën e fijeve që kapen në ekstremitetet e plagës. Në këtë rast mjeku duhet të heqë pas disa ditëve vetëm ekstremitetet e fijeve me anën e një lëvizje të vetme.

Kur duhet të shqetësohemi në lidhje me plagën e operacionit?

Përsa i përket kohës së rikuperimit gruaja mund të ndiejë një kruajtje, e cila është shumë normale nëse nuk shoqërohet me dhimbje dhe pus (rrjedhje të qelbëzuar), të cilat janë shenja të qarta të infeksionit. Pavarësisht mënyrës së qepjes së përdorur nga spitali, higjena duhet të jetë maksinale, duke e mbajtur atë të thatë për një javë.

Po nëse gruaja i është nënshtruar operacionit të dytë/tretë?

Shenja e një operacioni të tillë mund të mos ketë pamje perfekte, por ajo do të ndryshojë me kalimin e kohës, gjë e cila ndodh përkatësisht pas një apo dy vitesh.

Ekspozimi në diell

Gruaja duhet të tregojë shumë kujdes për të mos e ekspozuar plagën në mënyrë direkte në rrezet e diellit. gjithmonë duhet të përdoret një krem mbrojtës specifik, sidomos nëse operacioni ka shumë pak kohë që është kryer. Nëse dëshironi që ajo të mos jetë e dukshme në sezonin e plazhit, një alternativë do të ishte veshja e bikinit me bel  të gjatë.

Lexoni edhe: Kur mund te bejme dush pas lindjes?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X