Lindja cezariane: bakteret e mira maturohen që në muajin e parë të jetës

0 0

Shumë baktere të mira janë aktive në zorrët e fëmijës që në muajin e parë të lindjes, pavarësisht nga lloji i lindjes, dhe kjo ndodh edhe tek fëmijët që kanë lindur me lindje cezariane.

Mikrobioma, grupi i baktereve të mira që mbron shëndetin e organizmit, zhvillohet shpejt edhe tek foshnjat e lindura me një operacon cezarian, jo vetëm ata që lindin nga vagina e nënës, ku marrin baktere të favorshme. Për të hequr të gjitha dyshimet rreth kësaj është kryer një studim i kolegjit mjekësor të Baylor (Shtetet e Bashkuara). Ndryshe nga studimet e mëparshme, sipas studiuesve amerikanë, është zbuluar se bakteret “e mira” që jetojnë në organe të ndryshme të trupit, nga lëkura në zorrë, zhvillohen shpejt, një muaj pas lindjes, pavarësisht nëse lindja është cezariane apo vaginale.

Mikrobioma e vlefshme

Mikrobioma përbëhet nga një sërë mikroorganizmash të pranishme në traktin gastrointestinal dhe në organe të tjera që kryejnë dhe rregullojnë funksionet thelbësore për funksionimin e organizmit. Këto janë miliarda mikroorganizma, më të shumtat baktere, të cilat veprojnë si pengesë ndaj patogjenëve, duke rregulluar marrjen e lëndëve ushqyese, prodhimin e vitaminave dhe energjisë dhe rritjen e sistemit imunitar. Aq shumë është e nevojshme mikrobioma, sa që sipas ekspertëve ajo mund të konsiderohet një organ në vetvete, një lloj “truri i dytë”, ndryshimet e të cilit kanë qenë të lidhura me sëmundje të ndryshme, të tilla si obeziteti, dhjamosja e mëlçisë, alergjitë dhe sëmundjet autoimune.

Ju mund të ndërhyni

Kjo është një fushë me interes të madh për mjekësinë, sepse ndryshe nga disa faktorë jo të modifikueshëm si mosha dhe gjenetika, mikrobioma është një faktor i modifikueshëm përmes të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Sipas disa studimeve, në fakt, një mënyrë jetese e thjeshtë dhe e shëndetshme, marrja e ushqimeve të papërpunuaraose të pasterizuara, konsumi i ulët i produkteve të qumështit dhe sheqernave, konsumimi i madh i ushqimeve bimore favorizojnë formimin e një mikrobiome më komplekse dhe efektive.

Kërkimet që në javën e 6 të fëmijës

Për të vërtetuar që bakteret e mira maturohen që në muajin e parë të jetës, kërkuesit analizuan mostrat e 160 grave shtatzëna dhe foshnjave të tyre deri në moshën 6 javore. Të sapolindurit kanë treguar një ndarje fillestare në nyjet e baktereve siç ndodh tek të rriturit, me mikrobiomën në gojë që ndryshon nga ajo e lëkurës dhe e zorrëve. Kjo nuk shihet në lindje, por kur fëmija mbush 4-6 javë, dhe nënkupton që maturimi ndodh shumë më herët sesa është menduar më parë. Autorët konkluduan se një bakteret e mira maturohen që në muajin e parë të jetës.

Lexo edhe: Ne cilen periudhe te shtatzenise duhet te planifikohet lindja me operacion cezarian?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X