Ne cilen periudhe te shtatzanise duhet te planifikohet lindja me operacion cezarian?

0 0

Disa kushte të veçanta të shtatëzanisë mund të kërkojnë domosdoshëmërinë e lindjes me operacion çezarian, dhe kjo mund të ndodhë nëse gruaja vuan nga diabeti, ka bërë një lindje të mëparshme çezariane dhe nevojitet një e dytë, gruaja pret të sjellë në jetë binjakë/trinjakë, fëmija është në pozicion podalik etj. Këtë mënyrë lindje e vendos stafi mjekësor dhe sigurisht që duhet të ndodhë në një kohë të përshtatshme.

Kur duhet të programohet lindja me operacion çezarian?

Periudha më e mirë për të programuar kryerjen e këtij operacioni është java 38-39, por mund të ndodhë edhe më vonë. Kjo varet në mënyrë shumë të rreptë nga kushtet klinike, dhe zakonisht data e operacionit fiksohet më parë, në një kohë mesatare prej 10 ditësh para.

Cfare ndodh gjate kesaj kohe?

Pikërisht këto 10 ditë do të shërbejnë për të bërë analizat e nevojshme të cilat mund të jenë: analiza e koagulimit të gjakut, ekografia e fëmijës, matja e tensionit etj. Kryerja e këtyre analizave është një domosdoshmëri për sigurinë e një ecurie të mirë të operacionit si edhe të rikuperimit më të shpejtë, kjo pasi në këtë mënyrë mund të shmanget shfaqja e problemeve post-partum. Gjithashtu, kryerja e këtyre analizave bën të mundur një shtrim të menjëhershëm të gruas, duke bërë të panevojshëm shtrimin e saj një ditë para. Ajo në këtë rast paraqitet në spital pikërisht ditën që do të kryhet operacioni.

Lexoni edhe: Kur amiocenteza eshte e detyrueshme? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X