Letër për pediatrin e fëmijëve të mi

0 0

I dashur Doktor,

Duhet shumë punë për të rritur fëmijët, e di këtë. Çdo person luan një rol unik. Në sytë e mi, roli i pediatrit është aq i rëndësishëm. Nga dita e parë që ju “intervistuam” kur isha shtatzënë, që në momentin e parë, u ndjeva menjëherë e qetë në zyrën tënde. Ti i je përgjigjur të gjitha pyetjeve tona dhe sjellja jote ishte pikërisht ajo që kishim shpresuar nga një pediatër. Ke qenë serioz, por i ngrohtë dhe me njohuri të shkëlqyeshme. Prej asaj dite, ti dhe stafi, janë bërë një pjesë e paçmueshme e rritjes së fëmijës sonë.

Faleminderit që je kaq i mirë me fëmijët sa edhe me prindërit.

Pasi vijmë tek ty, qoftë për një vizitë rutinë apo për ndonjë problem shqetësues, ti na bën menjëherë të ndihemi të qetë. Ti angazhohesh së pari t’i bësh fëmijët të ndihen rehat e të mos kenë frikë nga figura e mjekut. Mendoj se ti je rasti i rrallë që fëmijët nuk kanë frikë nga doktori.

Ti je i butë me ta. Ti sigurohesh gjithmonë që të na e bësh të qartë gjithçka dhe ne të kemi kuptuar për gjithçka që keni aplikuar te fëmijët apo çdo trajtim që bëni me ta.

Faleminderit që na dhe numrin personal të celularit.

Faleminderit për dashamirësinë që tregon kur të marrim çdo orar dhe që përpiqesh shumë të na bësh të ndiejmë se nuk jemi vetëm në vështirësitë që kalojmë.

Faleminderit që kurrë nuk më ke bërë të ndihem e nxituar.

Nuk e di si ia del. Je gjithmonë i zënë dhe gjen gjithmonë kohë për ne.

Faleminderit që ke qenë në çdo fazë ulje-ngritjeje.

Faleminderit që nuk ke injoruar edhe frikërat më të kota të miat.

Faleminderit që je mbështetje e madhe e familjes sonë kur kemi më shumë nevojë.

Me respekt,

Një nënë mirënjohëse!

Lexo edhe: Mesazh per pediatrin e spitalit privat, nga nje nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X