Mesazh per pediatrin e spitalit privat, nga nje nene

0 0

I nderuar pediater i spitalit privat!

Doja tju uroja qe ate qe keni bere me femijen tim. Zoti jua shperblefte .Sepse femija eshte bekim.

Por ju ma keni bere jeten me femijen tim stres, ankth cdo dite edhe me shume.

Sepse te lindesh ne spital edhe ti besosh doktorit eshte proces normal.

Por ti besosh nje doktori si ju eshte mallkim.

Ju me keni keshilluar per femijen tim qe ta ushqeja me qumesht formule sapo lindi me idene qe te shtoj me shume femija edhe pse bera lindje natyrale. Edhe pse qumeshti i gjirit me erdhi qe diten e pare.Ky sygjerim mjekesor eshte gabim i madh. Kur ne fakt femija rritet shume shendetshem vetem me qumeshtin e nenes. Une luftoja cdo dite me friken se do me linte gjirin. Edhe do rritej me biberon. Pra jeta ime me rritjen e femijes ka qene e rrethuar me stres, ankth, frike dhe pasiguri. Por vajza ime beri te kunderten. Me refuzoi biberonin. Edhe une qe qaja pse vajza nuk pinte me me biberon. Qaja se thoja me cfare do ta rris nje bebe dy muajshe.Nderkohe me keni dhene edhe ilace per femijen tim. Ilace per dhimbje barku, ilace per shperberje qumeshti, ilace multivitima.

Kur ne fakt nje bebe nuk ka nevoje per ilace, rritet shume mire me qumeshtin e nenes. Nga qumeshti i nenes i merr te gjitha vitaminat edhe proteinat e duhura.

Do ti thoja te gjitha nenave ushqejini femijet vetem me qumesht gjiri.

Qumesht i gjirit eshte ilac per femijen tuaj. Eshte steril,praktik dhe jepet kudo.

Luftoni per femije  tuaj ashtu sic bera une. Edhe une e fitova betejen vajza ime eshte kater  muaj dhe po rritet vetem me qumesht gjiri.

Ne te dyja kemi nje marredhenie shume te vecante.

Pra ajo qe kuptova nga ju doktor.

Se ju nuk duhet te quheni doktor por agjent shites. Sepse ju na drejtuat ne farmacine qe ju kishit lidhje. Na drejtuat ne kete farmaci duke e mbushur receten plot. Me ilace , kremra te shtrejnta edhe qumeshtin e formules.

Ju keni fituar para nga rritja e femijes tim,e di. Por ama keni humbur reputacionin. Se nuk do pushoj se treguari historine time prinderve te rinj. Edhe lajmi i keq perhapet shpejt.Me vjen keq per ju.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X