Kur trupi eshte gati per nje shtatzani tjeter?

0 0

Bëni disa saktësime në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore para se të filloni një shtatzani tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një ecuri më të mirë të shtatzanisë si edhe një zhvillim më të shëndetshëm të fetusit.

  • Merrni kohën e mjaftueshmë për të rikuperuar. Kjo gjë mund të kërkojë të kalojnë minimum 18-23 muaj. Më shumë kohë për të rikuperuar nevojitet nëse lindja e parë ka ndodhur me operacion çezarian (minimum 2 vjet).
  • I lejoni hormonet të normalizohen. Edhe normalizimi i hormoneve kërkon një kohë të caktuar, kryesisht progresteroni dhe estrogjeni. Kjo duhet të ndodhë gjithashtu edhe për të favorizuar më tepër fertilitetin. Hormoneve mund t’i duhen nga 3-12 muaj për t’u normalizuar. Duke qënë se shtatëzania ndryshon shumë funksione të trupit të gruas, duhet të kalojë koha e mjaftueshme që edhe funksionet të normalizohen.
  • Furnizimi i nevojshëm me acid folik. Gruaja duhet të marrë sasinë e duhur të acidit folik, kalciumit, hekurit nëpërmjet ushqimeve kjo pasi gjatë shtatëzanisë së parë trupi ka harxhuar rreth 50% të sasisë së këtyre elementëve. Këshillohet të ndiqet një dietë shumë e shëndetshme ushqimore.
  • Mbani nën kontroll problemet. Rreth 94% e grave kanë problem të ndryshme pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e parë. Këto probleme mund të jenë: dhimbje koke, probleme me jetën seksuale, hemorroide, dhimbje të perineumit, si edhe mbajtje të urinës. Disa nëna mund të përballen edhe me problemet e hemorroideve. Këshillohet që shtatëzania tjetër të niset pasi këto probleme janë zgjidhur, në disa raste edhe me ndihmën e mjekut.

Lexoni dhe: 5 gjërat që do të bëni ndryshe me fëmijën e dytë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X