Shtatzani me e shendetshme me kalcium, hekur dhe acid folik

0 0

Per grate te cilat jane duke kerkuar nje shtatzani ose tashme jane duke e shijuar ate, specialistet e ushqimit keshillojne qe te ndiqet nje diete ushqimore e shendetshme, e cila eshte shume e rendesishme si per nenen ashtu edhe per femijen.
Menyra e duhur e te ushqyerit se nenes para dhe gjate shtatzanise favorizon rritjen e shendetshme te fetusit, rezultate me te mira ne momentin e lindjes si edhe rritjen e shendetshme te femijes pas lindjes. Por si mund ta arrijme ate? Gjate shtatzanise nevojat e energjise se gruas rriten me rreth 200-300 kcal ne dite (nga trimestri i 2-te dhe ne vazhdim) duke kerkuar edhe rreth 9 gram me shume proteina ditore. Gjate kesaj periudhe do te pesojne rritje edhe kerkesat per vitamina, minerale dhe perberes te tjere. Nese gruaja gjate shtatzanise vuan nga mbipesha ose nenpesha, parametrat e ushqimit qe ajo duhet te marre duhen vleresuar ne baze se peshes para shtatzanise, nga rritja e peshes qe keshillohet si dhe nga aktiviteti fizik qe ajo ka.
Kalciumi, hekuri dhe elementet e tjere
Shume e rendesishme gjate shtatzanise eshte te sigurohet nje nivel brenda normave i kalciumit, i cili do te sherbeje per te strukturuar skeletin e fetusit. Duke qene se edhe kerkesat per hekur do te dyfishohen, shpesh nevojitet qe gruaja shtatzane te marre shtesa te cilat do te parandalojne shfaqjen e nje anemie gestacionale (te shtatzanise). Gjithashtu ruajtja brenda normave e nivelit te hekurit do te siguroje zhvillimin e mire te fetusit.
Nje tjeter element shume i rendesishem eshte acidi folik, te cilin duhet ta merrni qe ne momentin qe vendosni te provoni per nje shtatzani si dhe gjate 3 muajve te pare te shtatzanise. Gjithashtu ju duhet te siguroni nivele normale se vitaminave: B1, B2, B12, A dhe D, nje furnizim te mire me omega3 (kryesisht DHA) te cilat do te ndihmojne ne zhvillimin e strukturave nervore te fetusit si dhe do te ndihmojne ne parandalimin e shfaqjes se depresionit post-partum. Luteina ( e permbajne disa perime) ndihmon ne zhvillimin e retines se fetusit.
Ju duhet te tregoni kujdes te vecante per te mos u prekur nga disa infeksione si: toksoplazmoza, listerioza, salmonela etj, te cilat mund te shkaktohen nga konsumimi i disa ushqimeve kryesisht nese konsumohen te gjalla. Keto infeksione jane shume te demshme per fetusin.
Dieta ushqimore- Disa keshilla per te ndjekur nje rregjim ushqimor te shendetshem ( e keshilluar nga nje specialist ushqimi)
– Konsumoni cdo dite dy porcione te cilat mund te permbajne nje nga keto ushqime: peshk, misht, veze, djathe, kjo do te sherbeje per te marre nje kuote brenda normave te lejuara te proteinave me vlera te larta biologjike dhe vitaminash te grupit B.
– Eshte e keshillueshme te konsumohen 2-3 porcione: sardelesh, merluci, trofte, ton peshku ose salmon ne jave. Kjo do te sherbeje per te plotesuar nevojat e organizmit per acide yndyrore n-3. Keshillohet gjithashtu te konsumohet peshk me permasa te medha si psh: peshku shpate, ton i fresket. Per t’ju shmangur marrjes se sasive te medha te merkurit mire eshte qe dieta juaj ushqimore te permbaje rreth 350 gr ne jave te peshkut me permasa te vogla. Nese do te nevojitet mjeku mund t’ju rekomandoje te merrni nje suplement DHA (Acid Dokosaeeksaneoik).
– Dieta juaj duhet te perbehet nga sasia e duhur e kalciumit (rreth 1200 mg/dite). Per te arritur kete vlere ju mund te konsumoni: nje gote te vogel me qumesht te pasterizuar dhe nje gote tas me kos ( permbajne rreth 150 mg secila), nje porcion sardele ( 150 mg). Persa i perket perimeve te pasura me kalcium jane: rrepat (200 mg porcioni) dhe lakra cikore (150 mg porcioni).
– Perdorni perimet bishtajore, vecanerisht sojen. Ato jane depozitues te fuqishem te hekurit dhe acidit folik. Ndersa per te marre vitaminen C ju duhet te konsumoni specat, kivit dhe agrumet.
– Luteinen mund ta merrni nepermjet: spinaqit, brokolit, lakrave dhe ne pergjithesi nepermjet perimeve me gjethe me ngjyre te erret, gjithashtu edhe nepermjet te verdhes se vezes.
– Ju duhet te konsumoni ushqime qe permbajne karbohidrate si: buka, makaronat, buka e thekur. Gjithashtu keto ushqime jane te pasura me integrale te cilat sherbejne per te mbajtur nje raport te mire te fibrave te cilat sherbejne kunder shfaqjes se kapsllekut gjate shtatzanise.
– Konsumoni qumesht te pasterizuar, i cili eshte burim proteinash, kalciumi, fosfori, vitamine A dhe B. Per te mos marre sasi te medha kalorie duhet te konsumoni gjithmone qumesht dhe kos te pasterizuar si dhe djathe te stazhionuar si : kackavall grana padano, i cili eshte i pasur kryesisht me kalcium.
– Sigurohuni qe gjate dites te konsumoni dy porcione me fruta dhe dy porcione me perime te stines, pasi ne kete menyre ju do te merrni nje sasi te mire te vitaminave, kriperave minerale dhe antioksidanteve. Persa i perket frutave duhet te konsumoni kryesisht ato me ngjyre te verdhe ne portokalli ndersa perimet ato me gjethe te medha dhe me ngjyre jeshile te erret.
– Ne cdo gatim duhet te perdorni vaj ulliri ekstra te virgjer.
– Duhet te pini te pakten 2 lt uje ne dite per te vazhduar me 2.5 lt gjate trimestrit se fundit te shtatzanise. Kjo do te sherbeje edhe per plotesimin e nevojave te organizmit por edhe per te pergatitur trupin tuaj per ushqyerjen me gji.
Cilat ushqime duhet te evitojme?
Gjate shtatzanise duhet te tregoni kujdes me konsumimin e disa ushqimeve. Ja cfare rekomandon eksperti:
– Eleminoni ne menyre kategorike pijet alkoolike: vere, birre. Edhe sasia me e vogel mund te demtoje fetusin.
– Evitoni konsumin e te brendshmeve te kafsheve dhe frutave te detit (qofte te gjalla edhe te pjekura), peshkun dhe mishin e gjalle ose te pagatuar mire apo qofte edhe djathrat e bute (djathi brie, djathi me myk etj).
– Mos konsumoni peshk te tymosur (salmon, trofte, merluc te tymosur etj), vetem ne rast se nuk eshte pjese e nje pjate te pjekur mire.
Limitoni kafene dhe cajin, te cilat nuk duhet te kalojne nje filxhan te vogel ne dite.
– Limitoni ushqimet me yndyre, si dhe ushqimet me sheqer (karamele, mjalte, marmalade, pijet me sheqer etj).
– Konsumoni ne menyre te moderuar kripen.
Parandaloni infeksionet qe mund te shkaktohen nga disa ushqime. Tregoni kujdes per:
– Menyren si lani perimet dhe frutat. Duhet qe para larjes me uje te bollshem te pastroni me anen e nje furce mbetjet e papastertive se tokes.
– Konsumimin e cdo lloj mishi vetem te pjekur mire.
– Te mos konsumuar veze te papjekura apo ziera mire, pasi mund te shkaktoje salmonelen.
– Te pastruar shpesh frigoriferin, ambientin ku gatuhet si dhe enet dhe pajisjet e gatimit.
– Te ruajtur ne temperaturen e duhur ushqimet e pagatuara dhe sidomos ato te gatuara qe keni ndermend t’i konsumoni me vone.
– T’u kujdesur qe temperatura e frigoriferit te jete gjithmone 4 grade ose me pak.

Lexoni edhe: Cfare nuk duhet te beni gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X