Periudha pas operacionit cezarian, cfare duhet te dime

0 0

Zakonisht gratë të cilat i janë nënshtruar ose presin t’i nënshtrohen një lindje me operacion cezarian pyesin veten se kur do të jenë në gjendje t’i rikthehen jetës së mëparshme, kur do të jenë në gjendje të ecin, të kryejnë marrëdhënie seksuale e kështu me rradhë. Në të vërtetë nuk ekziston një kohë e përcaktuar, gjithcka varet nga aftësia e gruas për të rikuperuar.

Mund të konsumoni ushqim brenda 24 orëve nga perfundimi i operacionit
Vite më parë, zakonisht gruaja priste ditën tjetër për të konsumuar ushqim apo pije. Në kohët e sotme, nëse gruaja operohet në mëngjes, mund të hajë dicka në mbrëmje, sigurisht ushqime të lehta. Kjo është diçka shumë positive në lidhje me rikuperimin, pasi ndihmon gruan të ketë më shumë fuqi si edhe përshpejton nisjen e funksionit të aparatit tretës.

Ditën tjetër mund të ngriheni në këmbë
Një tjetër fakt që ndryshon në kohët e sotme është edhe koha e ngritjes nga shtrati. Kohë më parë gruaja qëndronte shtrirë deri në ditën tjetër, ndërsa tani gruaja mund të ngrihet në këmbë disa orë pas operacionit. Gruaja mund të këshillohet të vendosë korsenë e cila do të ndihmojë në lehtësimin e tensionit të ushtruar në muskulaturën e barkut, pikërisht në vendin e plagës.

Rrjedhjet e gjakut mund të zgjasin 30-40 dite
Rrjedhjet ematike të periudhës post çezariane, janë të njëjta me atë të periudhës pas lindjes normale. Këto rrjedhje mund të jenë më të lehta gjatë ditëve të para, kjo pasi kaviteti uterin pastrohet mirë nga mjeku dhe nuk ka gjasa të ketë mbetje të shumta të plaçentës. Kohëzgjatja është e njëjtë më atë të lindjes natyrale, pra 30-40 ditë. Këto rrjedhje mund të jenë me ngjyrë të kuqe të theksuar gjatë ditëve të para, më pas rozë dhe të lëngshme për t’u bërë në fund të verdha dhe me gjurmë gjaku. Këto rrjedhje janë shumë normale pasi bëhet fjalë për një proçes fiziologjik, i cili nuk kërkon kontrollin e mjekut, të paktën jo deri në momentin që mund të jenë me një fluks të madh.

Nëse gruaja ka dhimbje mund të marrë paracetamol
Dhimbjet janë shumë normale pas çdo lindje, qoftë ajo natyrale apo me operacion çezarian. Këto dhimbje shkaktohen nga kontraksionet e uterusit, i cili përpiqet të kthehet në dimensione normale. Këto dhimbje mund të jenë më të lehta nëse është lindja e parë dhe më intensive nëse është lindja e dytë e me rradhë. Pas një lindje me operim, gruaja mund të ndiejë edhe dhimbje të plagës. Gjatë ditës së parë ajo merr qetësues të përshkruar nga anestezisti ndërsa ndodhet në spital, ndërsa në ditët në vazhdim do të vazhdohet me një terapi të caktuar në bazë të vlerësimit që i bëhet gjendjes së gruas dhe dhimbjeve që ajo ndien. Vështirësia do të haste nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas kthimit në shtëpi, dhe për këtë mund t’ju vijë në ndihmë paracetamoli, i cili është i pranueshëm edhe gjatë gjidhëines.

Fijet hiqen pas rreth 7 ditësh
Në më të shumtën e rasteve plaga nuk shfaq probleme dhe rrallë mund të ndodhë që të infektohet. Për të favorizuar shërimin, fasha duhet të hiqet sa më shpëjt të jetë e mundur, kryesisht në ditët e rënies së penjëve, të cilat shpesh përdoren metalike. Këto penjë hiqen plotësisht pas 7 ditësh.

Kujdes me larjen në dush
Nëse keni dëshirë të bëni dush kërkoni si fillim mendimin e mjekut. Ai do të jetë në gjendje t’ju udhëzojë në bazë të vlerësimit të gjendjes tuaj. Në raste të tjera këshillohet larja e pjesshme, pra plaga nuk duhet të laget me ujë apo shampo.

Kur mund të kryejmë marrëdhënie seksuale?
Pas një lindje me operacion çezarian duhet të prisni që plaga të shërohet por edhe ju të jeni gati psikologjikisht për të rifilluar jetën tuaj seksuale. Ju duhet të prisni sa plaga të mbyllet, rrjedhjet e gjakut të prodhuara nga plaçenta të kenë ndaluar si edhe shpina dhe legeni të kenë rikuperuar. Me shumë mundësi gruaja mund të ndiejë dhimbje dhe tharje vaginale, dhimbje të cilat janë normale pasi trupi ka pësuar shumë ndryshime gjatë shtatëzanisë dhe lindjes. Sigurisht që ju duhet të keni parasysh se nëse dhimbjet janë shumë të mëdha, të vazhdueshme dhe me gjakderdhje duhet t’i drejtoheni mjekut.

Kur mund të filloj të ngas makinën?
Këshillohet që gruaja të presë 4-6 javë para se të fillojë t’i japë makinës, në mënyrë që në monetin që ajo të hipë në makinë të ketë rikuperuar mirë. Nëse nëna e re do të ngasë makinën në gjendje jo të mirë shëndetësore, mund të ndiejë bezdi gjatë parkimit apo frenimeve të papritura.

Lexoni dheA mund të bëj lindje natyrale pas lindjes me operacion?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X