Kur ndryshon ngjyra e syve te femijeve?

0 1

Shumica e njerezve sapo marrin në krah fëmijën e porsalindur e shikojnë në sy dhe shpesh përpiqen të gjejnë ngjyrën e syve. Por, që të kuptohet ngjyra e syve të fëmijës duhet që ai të jetë të paktën 1 vjeç.
Ngjyra e irisit
Ngjyra e irisit, ashtu si edhe ngjyra e lëkurës dhe flokëve varet nga sasia e melaninës që është prezente në organizmin e fëmijës. Në momentin që fëmija lind, sytë e tij janë gri ose bojëqielli, pasi ka sasi të vogël melanine.
Melanina prodhohet nga qelizat e posaçme, të quajtura melanocite, të cilat aktivizohen në prani të dritës, dhe duke qënë se fëmija i porsalindur ka qëndruar 9 muaj në errësirë brenda barkut të nënës, do të ketë sy gri ose bojëqielli. Melanocitet aktivizohen pas lindjes dhe janë aktivizuar rreth vitit të parë të jetës, periudhë e cila vendos cila do të jetë ngjyra përfundimtare e syve të tij.
Fëmija do të ketë sy bojëqielli nëse melanocitet do të sekretojnë pak melaninë, dhe jeshile ose ngjyrë lajthie nëse do të sekretojnë shumë melaninë. Nëse melanocitet do të sekretojnë akoma më shumë melaninë, atëherë sytë e fëmijës do të jenë kafe.
Ngjyra e syve dhe faktori gjenetik
Ngjyra e syve është një karakteristikë gjenetike, por ndonjëherë ndodh që ngjyra e syve të fëmijës të mos përkojë me ngjyrën e syve të prindërve.
– Nëse të dy prindërit do të jenë me sy bojëqielli kanë më shumë mundësi për të lindur fëmijë me sy bojëqielli, por mund edhe të mos ndodhë kështu.
– Nëse prindërit janë me sy ngjyrë kafe, do të jenë të predispozuar të lindin fëmijë me sy ngjyrë kafe, por kjo gjithsesi nuk është e garantuar.
– Nëse njëri nga prindërit ka sy kaf dhe tjetri bojëqielli, probabiliteti për të lindur fëmijë me sy ngjyrë kafe ose bojëqielli është i njëjtë.
– Nëse një nga gjyshërit nga ana e prindit me sy kaf, ka sy bojëqielli, rritet probabiliteti që sytë e fëmijës të jenë bojëqielli.
Cfarë ndodh nëse sytë kryqëzohen
Përvec ngjyrës të syve prindërit shpesh shqetësohen nëse fëmija i tyre është me strabizëm. Por, gjatë 6 muajve të parë të jetës shfaqja e një strabizmi të lehtë është normale.
Pjesa më e madhe e shikimit varet nga truri dhe jo nga sytë. Një nga sfidat më të mëdha të trurit është të koordinojë sinjalet vizive së të dy anëve. Sinjalet nervore të syve kalojnë nëpërmjet nervave optikë dhe më pas ndahen në të dy anët e trurit. Që këto sinjale të kuptohen duhet të bashkëpunojnë të dy anët e trurit, duke koordinuar lëvizjen e syve në anën e dëshiruar.
Zakonisht gjatë dy muajve të parë të jetës fëmija do ta ketë të vështirë të ndjeki me sy një lodër që spostohet nga njëra anë në tjetrën, por më pas mundet ta ndjekë atë majtas ose djathtas.
Faza tjetër e zhvilimit viziv ndodh nga muaji i 6-të i jetës, pasi në këtë periudhë të dy anët e trurit janë në gjendje të bashkëpunojnë më mirë me njëra-tjetrën. Kështu nga muaji i 6-të sytë e fëmijës mund të ndjekin të dy njëkohësisht një objekt të caktuar. Nëse dëshironi të provoni koordinimin e syve të fëmijës me njëri-tjetrin, mund të bëni një provë. Mbuloni njërin sy me dicka dhe tjetrit i ofroni diçka për ta ndjekur. Në momentin e lëvizjes hiqeni pengesën nga syri dhe shikoheni nëse ishtë duke ndjekur objektin në mënyrë të koordinuar me tjetrin.
Ndodh që ndonjëherë forma e kokës të fëmijës të bëjë njërin nga sytë e fëmijës të duket strabik (i shtrembër), edhe pse në të vërtetë smund të jetë. Kjo ndodh për shembull në rastet kur ura e hundës është e gjerë, e cila jep përshtypjen se një sy shikon nga brenda.
Diagnostikimi i problemeve të syve tek fëmijët, zakonisht bëhet nga viti i 3-të i jetës.

Lexoni edhe: Fotografia ndihmon ne diagnostifikimin e problemeve me syte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X